• |
ide | kryesore

Igli Tare gati të kthehet në Serie A? Një klub i rëndësishëm e kërkon në rolin e Drejtorit Sportiv

Sport
Tare



Igli Tare, që pas ndarjes konsensuale me Lazion verën e kaluar, pas një historie të gjatë e të bukur, për shkak të një raporti konfliktual me trajnerin Maurizio Sarri, ka mbetur pa ekip. Drejtorit Sportiv shqiptar, megjithatë nuk duket se do të qendrojë edhe për shumë kohë larg punës. Zërat e merkatos flasin për një interes nga Fiorentina, që është gati për të zëvendësuar Daniele Prade në verë.

TARE NË SHËNJESTËR TË SHOQËRISË VIOLA

Në Firence ndjesia është se cikli i Daniele Prade ka përfunduar dhe në verë mund të ketë një revolucion të vërtetë. Madje në këtë situatë mund të përfshihet edhe Vincenzo Italiano. Emri që klubi Viola pëlqen në rolin e Drejtorit Sportiv është ai i Iglit. Tare, në mbi 10 vjet si drejtor sportiv i Lazio, solli në Romë lojtarë të panjohur që më pas bënë historinë më të re të klubit si Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic. Madje serbin e rrëmbeu në finale nga Fiorentina (tifozët ende e kujtojnë ikjen e tij nga Firence).

Lexo më tejTare nuk është më, Lotito i kthehet ashpër teknikut Sarri: “Mjaft me alibi, merkato nuk ka lidhje”

Igli Tare është njeriu i duhur për objektivat e klubit Viola, i fokusuar te rritja, por i vëmendshëm ndaj buxheteve, ashtu si Lazio. Për momentin këto janë vetëm zëra, por Tare në një intervistë të fundit me TV Play në Tëitch deklaroi: “Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht i rikuperuar për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit”, duke specifikuar se nuk është kontaktuar kurrë nga Napoli, si ishte përfolur muajt e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *