• |
ide | kryesore

Gjiknuri del nga SPAK pas 6 orësh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri doli nga SPAK pas 6 orësh që u mor në pyetje. Në dalje nga prokuroria, Gjiknuri nuk pranoi të flasë për gazetarët, të cilët e pyetën se për kë nga çështjet e përfolura u thirr në SPAK. Gjiknuri u përgjigj shkurt “është sekret hetimor”. Damian Gjiknuri është përfolur për disa çështje korrupsioni mes të cilave afera e inceneratorëve dhe skandali McGonigal.

“Ju lutem se s’kam shumë për të deklaruar. është gjëja më normale që të vish të japësh shpjegime për ngjarje që i ke mësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Shpjegimet i dhashë në prokurori, kështu që s’kam ndonjë informacion për të deklaruar” tha Gjiknuri për gazetarët.

Video më poshtë:



5 Comments

  1. Po Elisa spiropali hajdutja qe u pasurua per pese dite ?Po ballukja e rrugeve te shqyera kur e ka rradhen? thotë:

    I kishte Rene PUDRA QE LYEN FYTYREN !

  2. Dikur në parlament Berisha ju drejtua këtij hajduti që do të vijë ora dhe ty nga vetë Rama.
    Profeci që siç duket po vërtetohet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *