• |
ide | kryesore

Gjiknuri: SPAK nuk më ka thirrur për inceneratorët, me Ramën jam në komunikim!

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjiknuri



Shkarkimi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PS pasi i doli emri në dosjen e SPAK për inceneratorët po shihet si një sinjal që Rama e ka lëshuar Damian Gjiknurin, njësoj siç bëri me Arben Ahmetajn, Vangjush Dakon, Saimir Tahirin etj.

Por Gjiknuri ka dalë në një konferencë për mediat bashkë me Blendi Klosin të cilit i ka kaluar stafetën e sekretarit, për t’iu përgjigjur akuzave.

“Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje. Jam në komunikim me kryetarin e partisë. Kam qenë gjithnjë në komunikim me të, në distancën e duhur” u shpreh Gjiknuri kur u pyet nëse Rama e ka zhveshur nga postet partiake për shkak të një hetimi të mundshëm për inceneratorët.
Gjiknuri tha se SPAK nuk e ka thirrur ndonjëherë për hetimin, por do të ishte i gatshëm të dëshmonte nëse thirrje.

“Nuk më kanë thirrur ndonjëherë. Do jap shpjegim nëse më thërrasin. Roli i ministrit të Energjisë ka qenë periferik” tha Gjiknuri.

Ish ministri i energjisë përmendej për dy udhëtime jashtë vendit të paguara nga Klodian Zoto. Për këto, ai u shpreh: “Do të flas për to kur të thirrem nga SPAK. Njërin e njoh kur kam punuar në vitin 2001 në Ministrinë e Mbrojtjes. Mos gjykoni njohjen para 15 vitesh. Nuk kanë qenë terroristë ata. Njohja nuk është krim. Do të jap shpjegimet e mia sa herë të thirrem. Vendimmarrja ime ka qenë në përputhje me ligjin” tha Gjiknuri.



5 Comments

  1. ky eshte fytyre budallai.kjo verteten faktin qe ne shqiperi edhe njerezit me te rendomte e pa kurrefare intelekti mund te bejne karrier.

  2. Ju karabushat qe ecet me shprehjen se: “Fluturon gomari…” ju i dhate kuptimin qe “fluturon jo veteme gomari por me gjithe dru….”.

    Nuk te kane thirrur akoma….? “Prit se nuk ke pare gje akoma…”

    Je ne kontakt me karoministrin: “Vazhdo mbaj kontakte….” se do te njoftoje kur duhet te arratisesh si Ahmetaj…..

    Ti je nje bythqiruc i vockel qe do ta kapesh situaten… por… do te jete pak si vone….

    Vazhdo bej termete se “nga te gjithe llojet e plehrave do ta hash…” nga ato qe te kane servirur, nga ato qe ke bere vete dhe nga ato qe do te te hedhin ne goje…..

    Oj DAMLLA QI-KNURI je akoma ne kohe…… jeta nuk eshte 3, 4, 5 apo 10 vite ….

  3. Guru-ja indiane do ta shpetoje gjikon. Gruaja è tij ka punuar per nje dite si kjo. Marshalla, mos e zente syri i keq.

  4. Basha sfidon Berishën: Hajde votojmë vetingun, shohim kush është pengu i Ramës,gjellen qe rama gatuan gjithmone per opozitaret e tipit salih lulzime metaj mona muli vokshi Gei gazi e te tjere shpellkare politike te salihut nuk dine ta hajne ashtu si duhet opinion bersit gjithologe te lapsit e syrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *