• |
ide | kryesore

Pas 6 orëve në SPAK, Damian Gjiknuri takon Edi Ramën në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama u shfaq këtë të shtunë në Elbasan në një vizitë blic, për inspektimin e kantierit të Motoparkut që po ndërtohet në dalje të qytetit.

Projekti pritet që të mbarojë në 2026 ose 2027. Rama nuk pati ndonjë arsye konkrete pse të udhëtonte për të parë pirgjet me zhavorr anës Shkumbinit, por duket se e ka shfrytëzuar këtë për një takim me Damian Gjiknurin, i cili është edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Siç dihet, Gjiknuri u thirr dje në SPAK, ku qëndroi për rreth 6 orë dhe në dalje nuk tregoi asgjë për çfarë e pyetën dhe as se çfarë u tha prokurorëve. Kur gazetarët kërkuan të dinë diçka më shumë, ai u përgjigj se çështja që hetohej është “sekret hetimor”.

Ky “sekret hetimor” duket të jetë edhe arsyeja e vërtetë se pse Rama është çuar herët në mëngjes dhe ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Surrel drejt Fushë-Labinotit.

Nuk ka një njoftim zyrtar për arsyet që u thirr Damian Gjiknuri në SPAK, por ai është pjesë e dy aferave që janë nën hetim për momentin nga prokuroria speciale. E para është çështja e inceneratorëve, ku janë zbuluar disa fatura hotelesh të paguara nga Klodian Zoto. E dyta është çështja McGonigal, ku Gjiknuri ishte Ministër i Energjisë në kohën kur Rama i bëri favore Charles Mcgonigal për licensat e naftës.

Mbetet për t’u sqaruar se cila nga çështjet e detyroi Gjiknurin të qëndrojë për 6 orë në SPAK.



7 Comments

  1. edvini do tjua fusë të gjithë makutëve të sektit, dhe në fund edhe vetes si kryemakuti më i madh i hajdutërive në Shqipëri

  2. Nuk keni PARE gje akoma !GROPA E MUTIT TE EDRAMES SA ESHTE GERVISHUR ! ESHTE AQ E THELLE SA ERA DO TE MARRI GLOBIN! thotë:

    Zifti I shqiperise Edrama strumbullari I gjithe pislliqeve vjedhjeve e te tjera!

  3. Ka ardhur .e urgjence ta pyese nese ka nxjerre emrin e tij per puset e naftes qe i ka dhene Mc Gonigal ?Ka ardhur ta pyese nese ka nxjerre emrat e vajzave baxhella qe i servirte Mc Gonigal nga Kryeministria,ka ardhur me urgjence nga Azeri te shpetoje kriminel Agron Cela nga burgu,i cili ka ndertuar ne kundershtim me ligjin ndertese poshte tensionit te larte,dhe bashke me te dhe kryetaren e Bashkise nje Çingije te Rilindjes ne Lushnje,ka ardhur se dhe pak i ka ngelur ne pushtet kur te shperbehet turpshem si bresheri ne vere,turpshem !Apo ka ardhur se i ka thene Erdogan se si ka mundesi qe u Rizgjodh ne Feta ne krye te KMSH ?!Ec e merre vesh ?!Delet,populli eshte i lumtur me nje Narko-Hajdut-Sadist nw krye te puneve te shtetit !

  4. Sigurisht është dhe sinjal për Aspakun që mos ma luni bishtin!!! Kë e kur t’ju them unë të veproni!!!
    Tani të jemi grusht rreth partisë e rreth meje!!!

  5. Ça paske qenë mor termet!
    Si smunje butë po fap fap fap shpëto sa her!
    Tjerët sulltani i ka lëshu po ty stë lëshoka për qamet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *