• |
ide | kryesore

Pse e lëshoi Rama, Gjiknurin në Asamblenë e PS

Arkiva, Kryesore, Lajme
Damian Gjiknuri dhe Edi Rama



Me mburrjen që bën Edi Rama, kur thotë se mund të lëshojë këdo nga bashkëpunëtorët e ngushtë në PS, Damian Gjiknuri duhet ta lexojë me kujdes shkarkimin e papritur si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Të njëjtën trajektore përshkroi edhe Arben Ahmetaj, që para se të thirrej në SPAK, u shkarkua si zv.kryeministër dhe pastaj si drejtues politik në Vlorë.

Shkarkimi i sotëm i Damian Gjiknurit nuk vjen si pasojë e aktivitetit të tij politik. Si drejtues politik i Elbasanit, ai nxorri fitues kandidatët socialistë në të katër bashkitë Elbasan, Peqin, Gramsh dhe Librazhd, madje pas largimit nga ky qark të të shumëpërfolurit Taulant Balla.

Lexo edhe: Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes

Lexo edhe: Na duhet një marrëveshje me Edi Ramën

Por një javë më parë, emri i Gjiknurit doli në dosjen e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në laptopin e Klodian Zotos u gjetën dy rezervime hotelesh në Vienë dhe Frankfurt për Damian Gjiknurin, që në atë kohë ishte Ministër i Energjisë dhe Infrastruktrës

Në faqet 269-271 të dosjes shkruhet se dy pagesat e udhëtimeve ishin bërë nga Klodian Zoto.

“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.

“…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri’” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.

Gjiknuri ishte nisur në këtë rast për në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim zyrtar.

Për udhëtimin në Vjenë, Damian Gjiknuri ishte nisur për negociatat me kompaninë çeke të energjisë elektrike, CEZ për riblerjen nga shteti shqiptar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Por sipas dosjes në atë kohë Zoto dhe Mërtiri ishin në negociata për një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike.

Në atë kohë qeveria shqiptare u investua për reformën në energji, që u pasua me ndërprerjen e qindra lidhjeve të paligjshme dhe arrestimin e shumë qytetarëve që u kapën me lidhje të paligjshme të energjisë.

Gjiknuri i ka mohuar gjetjet e dosjes së SPAK. Në një reagim për gazetarët pas publikimit të të dhënave, Gjiknuri tha se udhëtimet që përmenden në dosje janë të paguara nga Ministria që ai drejtonte. Ai tha se dispononte faturat e pagesës së hoteleve dhe se prokuroria i kishte administruar këto fatura.

“Rast pas rasti gjithkush do të përdorë emrin tim për të ngritur kauza politike. Të gjitha udhëtimet, dy udhëtimet që kanë dalë në media janë udhëtime të pretenduar. Ka dokumentacion në MiE. Jam në dijeni që prokuroria i zotëron. Udhëtimet e mia si ministër janë të deklaruara. Sa i përket rolit tim si ministër, nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje ligji nga unë si ministër në ushtrimin e detyrës time. Çdo ministër përgjigjet për atributin e zyrës që përfaqëson. Qeveria është një institucion i organizuar” u shpreh Gjiknuri.

I pyetur për njohjet me Klodian Zoton apo me Mirel Mërtirin, Gjiknuri foli për njohje rastësore që nuk kanë asnjë lloj vlere.

“Bëhet fjalë për akte zyrtare dhe pasoja konkrete. Lidhjet rastësore me persona apo njohje nuk kanë asnjë lloj vlere. Në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuza politike ka vite që ngrihen ndaj meje. Me Arben Ahmetaj kam bërë udhëtime se e kam koleg. Për dy udhëtimet drejtohuni ministrisë së energjisë. I keni fatuar atje gjithçka. Aty janë dokumentat do të dalin, kur të thirrem do të jap shpjegime. Akuzat politike kanë vite që ngriten ndaj meje, të njohësh njerëz nuk është krim”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë që zgjati pak minuta, Damian Gjiknuri u zëvendësua në detyrë nga Blendi Klosi. Në dalje, ai nuk foli për gazetarët që i kërkuan një prononcim.

Mënjanimi i Damian Gjiknurit mund të sinjalizojë lëshimin e tij tek SPAK nga Rama. Kryeministri ka bërë të njëjtën gjë me Saimir Tahirin, kur e shkarkoi nga detyra dhe e la në rënie të lirë drejt arrestimit. E njëjta situatë ka qenë me Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Vangjush Dakon dhe së fundmi me Arben Ahmetajn. Para firmosjes së urdhër- arrestit, të gjithë u detyruan të lënë postet shtetërore apo ato partiake për të përfunduar në burg. I vetmi që zgjodhi të arratiset është Arben Ahmetaj. Mbetet për t’u parë si do të reagojë Damian Gjiknuri pas këtij sinjali që i dha Rama.

Kur ka folur për “lëshimet” e bashkëpuntorëve, Rama e bëri të qartë edhe një herë pas arratisjes së Ahmetajt qëndrimin e tij. “Ua kam thënë shumë troç dhe po e rithem këtu publikisht para të gjithëve, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët” tha kryeministri. ©Lapsi.al



16 Comments

  1. Sepse i duhet hap rruga lali erit.

    Rama eshte perpara nje levizje me detyrim percaktim ai ose duhet te shese krahun e beles gjiknurit ahmetait etj ose do të behet kurban vetë i spakut

    1. ahh, kur ta kuptojne Shqipetaret budallenj se Lali Fiku eshte 100 here me keq se Gjiknuri apo Ahmetaj, do i kete ardh veza te bytha…

  2. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik

  3. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik.si ne 10 vjet rama nxjerr bllof te gjithe ata gjithologe mbremjesh ku flasin dhe vetem flasim per ndryshime ketu atje dhe fund te gjithe lepijne ate qe ka peshtyre neper studio.

    1. Profesor pd e vules apo e rithemelimit ndoshta nuk vjen me kurr ne pushtet , po si do tja bejme kesaj rilindjes tuaj .

  4. Po apartamentin tek Ambasador 3 qe e perfitoj bakshish z. Gjiknuri po hetohet nga SPAK-u? Bakshishi u dha nga kompania ManeTCI pasi z. Gjiknuri uli renten minerare per Minierat e Bulqizes.

  5. Po dhitet Rilindja thote!

    Ku? Ne endrrat e tua me sy hapur?

    Edhe nqs. Dhitet ki parasysh qe na mjafton te dhitemi nje cik me pak se opozita, mjaftueshem per te fituar zgjedhjet e radhes.

    Por a e di t’bukuren fare?!

    Po nuk ka opozite mo… Sillo! 😅

    Eh Sillo Sillo…

    PS: perjashto rastin qe PD-ne e merr prape Basha. Atehere do te na dridhen leqet… rreeeth flamurit te perbashkuuu… AaA… r… 😅

  6. Kanë kurajon dhe bëjnë ironi patronazhistët rilindas!!Akoma nuk janë në gjendje që të kuptojnë që Rama dhe sekti juaj ka rrugën e m…t.Diktaturat kanë fund tragjik dhe për këtë përgatituni.

  7. Rama nuk synon zgjedhje për të mundur kundërshtarët opozitarë që I rrezikojnë pushtetin. Jo! Në opozitë s’lëviz asgjë në drejtim të rritjes së saj. Më keq akoma zvogëlohen përmes marrëzive me forume fallso, vula që I mban gjykata, e njerëz që lëvizin kuturu nga Basha tek Berisha e anasjelltas si Bardhi & co. Rama thjeshtë duhet të menaxhojë kostot e kundërshtarit të vetëm që ka përballë: SPAK! Deri tani 3.6 milion turiste kane pushuar ne shqiperi,nga 100 euro per person llogarite bejini vete o shurranjose maloke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *