• |
ide | kryesore

Na duhet një marrëveshje me Edi Ramën

1, 2, Ide
armand shkullaku kulla rama



Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, lidhur me skandalin më të fundit, atë të inceneratorëve, ka rihapur një debat të vjetër mbi përgjegjësinë e kreut të qeverisë kur ministrat e zyrtarët e tij vihen nën akuzë. Ndërkohë që vetë Rama këmbëngul për gati një dekadë se fajësia është personale, se ai vetë e lëshon ujin të pastër por ia turbullojnë vartësit e tij, se kryeministri nuk ka përgjegjësi, as politike, kur ministra, deputetë, kryetarë bashkish të përzgjedhur prej tij kapen në krim e korrupsion, një pjesë e madhe e opinionit mendon se një kryeministër, sado i pastër të jetë vetë, do duhej të ishte dorëhequr karshi skandaleve që rëndojnë mbi kabinetin dhe administratën që ai drejton.

Do të duhej të dorëhiqej, në mos për implikim, të paktën për paaftësi. Kryeministri ka në dorë mekanizma shumë të fuqishëm për të ushtruar kontroll mbi veprimtarinë e vartësve të tij. Ka audit të brendshëm, ka verifikim procedurash, ka raporte të Kontrollit të Shtetit, ka informacione nga organet e hetimit dhe ato të shërbimeve inteligjente. Çdo raport, akuzë apo dyshim, i ngritur nga institucione të kontrollit zyrtar, nga opozita dhe mediat, mund të verifikohet lehtësisht nga shefi i qeverisë.

Por le të supozojmë për një çast se Edi Rama ka patur besim të verbër tek vartësit e tij dhe mosbesim total tek opozita dhe media. Ai nuk ka dyshuar se përse ngritja e beftë e inceneratorëve iu besua të njëjtës kompani pa përvojë në këtë fushë. Nuk ka gjetur arsye të bazuar për të hetuar për mënyrën e tenderimit dhe as për nevojën e investimit të qindra miliona eurove në tre djegësa në një trekëndësh as 70 kilometra në distancë nga njëri- tjetri. Kryeministri, nisur nga emergjenca e pastrimit të mjedisit, nuk ia ka vënë veshin raporteve të Kontrollit të Shtetit dhe as alarmit nga prokuroria se kompania e inceneratorëve dyshohej për evazion fiskal me faturat e tvsh. Madje as argumentimet e ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, nuk e kanë bindur të hulumtojë më tej se ku dhe si do të përdoreshin milionat e inceneratorëve.

Lexo me tej:

Inceneratorët/ Si u shurdhua Rama nga 6 vjet denoncime 

Natyrisht, nuk kishte pse të shqetësohej as nga akuzat e opozitës dhe mediave për këtë aferë, të cilat gjithnjë kishin nxirë punën e tij në të mirë të vendit. Kryeministri ka vazhduar të besojë tek ky projekt, edhe kur inceneratorët nuk respektuan kontratat e tyre me qeverinë, edhe kur ish ministri i Mjedisit dhe një deputet socialist përfunduan në pranga, edhe kur bosët e djegësave u shpallën në kërkim. Vizionin e tij për një Shqipëri më të pastër, nuk mund ta bënin pis disa individë të tunduar nga vesi.

Edi Rama qëndroi besnik në këtë linjë edhe kur SPAK kërkoi arrestimin e ish zëvendësit të tij. Projekti i inceneratorëve është i duhuri, kryeministri beson tek kjo ndërmarrje dhe skandali ka të bëjë me dobësitë njerëzore dhe jo me ndonjë plan të qeverisë për të përfituar në kurriz të shqiptarëve nga një aferë shumë milionëshe.

A mund të bindë shqiptarët kryeministri me këtë strategji 10 vjeçare të justifikimit të përgjegjësisë së tij, ky është ai debati i vjetër sa herë skandalet shpërthejnë në dritën e diellit. Nëse në një vend europian, ky debat as do të hapej fare dhe qeveria do të duhej të dorëhiqej, ne këtu në Shqipëri nuk kemi rrugë tjetër veçse t’i propozojmë kryeminsitrit një marrëveshje të re me ata që ka marrë përsipër të qeverisë.

Në pikën ku ndodhemi, le t’i marrim të mirëqena të gjitha pretendimet e Edi Ramës. Ai nuk ka ditur gjë se çfarë luhej pas shpinës së tij këto 7 vitet e fundit në aferën e inceneratorëve. Marrëveshja e re hipotetike do të konsistonte në atë se çfarë do të marrë përsipër dhe do të premtojë Edi Rama, tashmë që dosja voluminoze e SPAK është edhe në tryezën e tij.

Dokumenti i arrestit/ Pse akuza e SPAK fajëson Ramën (VIDEO)

A do të kërkojë ai, tani që skandali ka marrë dhenë, të kontrollohen të gjitha procedurat e dyshimta për ngritjen e inceneratorëve? A do të analizojë raportin e Kontrollit të Shtetit dhe dosjen e SPAK? A do t’u rikthehet letrave që ka firmosur “pam- pam- pam” dhe të kërkojë audit të brendshëm për zyrtarët e dyshuar si të përfshirë në këtë aferë? A do të pyesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për miratimin në parim, në emër të këshillit bashkiak, të ngritjes së inceneratorit të Sharrës dhe skemën e financimit të tij? A do të vërë alarmin që vendimet zyrtare hartoheshin më parë në kompjuterin e Klodian Zotos dhe se zyra e avokatisë që punon për bashkinë është e lidhur me bosin e inceneratorit? A do të nxisë ai hetimin për të zbuluar kush qëndron pas djegësit të Tiranës?

Dhe më kryesorja, që do ta bënte të qëndrueshme këtë marrëveshje të re besimi, a do të kërkojë kryeministri të ndërpriten pagesat për inceneratorin e Sharrës, tashmë që kemi të bëjmë me një aferë korrupsioni dhe për më tepër kur privati nuk i është përmbajtur kontratës për ndërtimin e djegësit por kryen vetëm groposjen e mbetjeve? Një akt i tillë, jo vetëm do të shpëtonte çka mbetur nga “djegia” e taksave tona, por do t’i rikthente kryeminisrit kreditet e rrënuara nga një skandal i përmasave historike.

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt 

Tani që Edi Rama i di të gjitha këto, është para provës së besimit dhe jo monologëve të justifikimit. Ai e ka humbur shansin të na bindë me fjalë, prandaj i mbetet vetëm të veprojë. Nëse vazhdon si në këto 10 vjet me fabulën e përgjegjësisë personale, atëherë në rastin më të mirë i bie të jetë një tutkun naiv që nuk kontrollon dot vartësit e tij dhe në rastin më të keq, i përfshirë edhe vetë në një projekt gjigand zhvatjeje kombëtare.

Kryeministri ose vepron sot që ka gjithçka të dokumentuar përpara syve, ose nesër nuk mund të thotë prapë se unë nuk dija asgjë. I ka të gjitha çfarë duhet të dijë. Prandaj le t’i japim benefitin e dyshimit për atë ç’ka ndodhur më parë dhe ta vëmë në provën e veprimit për atë që vjen më pas. Nga kjo “marrëveshje” ai ka mundësinë të pastrojë ç’ka mbetur nga krimi dhe të shpëtojë ç’ka mbetur nga financimi. Nëse ka fuqinë dhe duart e lira, është koha ta “nënshkruajë”. Kjo është prova për të.

©Lapsi.al



42 Comments

  1. Nëse vazhdon si në këto 10 vjet me fabulën e përgjegjësisë personale, atëherë në rastin më të mirë i bie të jetë një tutkun naiv që nuk kontrollon dot vartësit e tij dhe në rastin më të keq, i përfshirë edhe vetë në një projekt gjigand zhvatjeje kombëtare.

    shkullak, ska njeri qe mos ta dije se rama di cdo gje dhe cdo gje behet me dijenine e tij.

    rama ska partnere por ka vartes , qeveria sot eshte si seksion i bashkise se djeshme. ka vetem nje vendimmarres dhe ai eshte rama , te tjeret jane vartes, nenpunes te emeruar nga rama.

    mos bej pyetje retorike kot

        1. O Fug, duhet bërë marrëveshje me Zaho Edi Ramën, që të mos rrijë shumë në pushtet, pasi ta mari pushtetin kur ta lerë i ati.
          Le që ti atëherë do kesh varur veten. Sepse Edvin Ramën 25 vjet në pushtet e durove, po të durosh edhe Zaho Ramën, këtu s’ka kuptim më jeta.

          1. ore si ja ben ti qe ke 25 vjet qe i benn llape ne bythe rames dhe fuges po deshe

            keni stomak te forte ju ridhjeresit

          2. Ti hani rakun ridhjerjes (rithemelimit) ju të ripjelljes (rilindjes).

  2. Shume gazetare,por sidomos,ata te kronikes,permendin,neper studiot televizive,se nder te tjere,te kerkuar apo te shpallur ne kerkim,ndodhen jasht kufijeve.Por Zoto,e thone si neper dhembe,se ndodhet ne Shqiperi,por nuk e ngrne me force,problemin,se perse policia,nuk e arreston.Bile disa thone se eshte pare shpesh edhe neper kafenete e Tiranes,qe qetesisht pin kafene,pi pa ngacmuar,jo vetem nga policia,por as nga vete ata gazetare qe flesin per te (perseri,sidomos ata te kronikes).Perse????? Po SPAK-u,nuk i degjon ata gazetare????Apo nuk i intereson kapja e Zotos,qe na qendroka serbes,pa e bere qejfin-qeder,dhe u rehatka duke pire kalene,sikur me i ba sehirllek kesaj drejtesie te “Re”,apo edhe kesaj policie te reformuar,pothuajse cdo muaj,e cilai kerkon te shpallurit ne kerkim,neper bote,por mb yll syrin,dhe ben sikur nuk e shikon Zoton,neper Tirane.Kush ,na qenka ky Zoto,kaq i “pakapshem”,prej policise,mu perpara syve te tyre????

  3. Ministra, kryetare bashkie, zevendes-kryeministra dhe drejtore po futen ne burg. Kete kane pritur Shqiptaret qe te filloje ndeshkimi i ketyre shushunjezave; dhe ka filluar me ne fund. Prandaj si gjithmone keto fjalimet tuaja jane pas pilafit dhe jashte kohes. E vetmja gje qe mund te kete jehone tek ju eshte te kerkoni zbatimin a drejtesise ne menyre te pa-aneshme. Jo vetem drejtesi sipas jush, por drejtesi sipas ligjeve dhe strukturave te shtetit. Perndryshe, po pirdhni ne ere, se nuk ju degjon njeri.

  4. “Marreveshja” qe propozon Shkullaku eshte pa sens. Ne e kishim jo nje marreveshje

    por tre marreveshje, Ne 2013, ne 2017 dhe ne 2021 me ane te gjedhjeve nenshkruam

    kontraten me Ramen duke i besuar drejtimin e puneve te shtetit dhe administrimin e

    taksave tona. Ne te tria rastet ky e prishi marreveshjen duke i vjedhur dhe shperdoruar

    taksat tona bashke me lukunine e tij rilindase. Per fatura te papaguara 30 mijelekshe ky

    ne vitin 2014- futi ne burg rreth 38 000 qytetare dhe dhe i detyroi te paguanin faturat

    e prapambetura me kamate dyfish dhe sot e kesaj dite dhjetera mijeqytatare vazhdojne te

    paguajne kamaten. Po per qindra milion euro te vjedhura hapur dhe te vertetuara jashte

    cdo dyshimi cfare duhet te bejme, ti besojme serish e te bejme kontrate apo ta veme

    para pergjegjesise qindra miliondollareshe sic vuri ai qytetaret per fatura 30 mijelekshe

    duke i futur ne burg dhe duke i detyruar te kethejne parate e faturave bashke me kamatvonesen

    sa dyfishi i vleres se demit.

  5. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?Bolino ka fituar gjygjin me salihun si shpifes ordiner ju vazhdoni hani mut salihu per dite.Te njejta shkrime por ndryshohen rreshtat ku ke perfunduar o shkulLlaku i salihut

  6. Këtu më thjeshtë bëhet një montim fake si Babalja sesa të dalë se ku i gjetu paratë regjizori për të prodhuar filmin me të njëjtin titull.

    Megjithatë, pandëshkueshmëria ka rënë. Dhe njerëzit, ndoshta nga dita e nesërme do të postojnë foto të vilave e apartamenteve luksoze të politikanëve që financojnë zhurmën për të ndaluar furtunën.

    1. Vetem perpara kryeminister Rama.Nuk pjerdh Rama per analistat e Saliut.Ne 2029 Rama dhe 1 milion shuplakat do marrin 95 vende ne parlament.

  7. Ndërsa për gazetaren e A2CNN, Fiorela Beleshi refuzimi i Ramës për t’u përgjigjur për tema të nxehta politike nuk ka pse të ndikojë në profesionalizmin dhe punën e gazetarëve.

    ‘Sigurisht që si gazetare do te donim që jo vetëm Kryeministri, por kushdo tjetër të na përgjigjej për pyetjet që ne mendojmë se janë me interes’- i tha ajo BIRN-it, ndërsa shtoi se, -’nuk imponojmë dot askënd sa pyetje apo çfarë pyetjesh të pranojë’.

  8. Nga skandali ne skandali,vrasje vjedhje,skena rrahjesh dhe seksi dhe qelbesirat sociadhiste masturbohen dite e nate

  9. Reporter është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierez. Shoqata në fjalë drejtohet nga një analist afër Berishës. Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.

    E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah opozitës. Nëse kjo, nuk është një thyerje etike, për standardet e BIRN, është dukshëm një llangosje politike e raportimeve të Reporter në lëmin e medias.

  10. sa i përket protestave të opozitës, Spaho u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.maloke shurranjose ndihmojeni kete antarin e byrose se foltores per protestat qe dhe ju te dilni nga birucat e shqupit

  11. VIDEO: “Çmendet” Berisha, hipën në llozhë dhe iu del nga sipër socialistëve, duke ulëritur.mjerani salih ka perfunduar si Llazoret e karnavaleve ne vicidol dhe shurranjoset maloke mburren me kete Llazore

  12. Titull dhe artikull naiv! Është njësoj si të thuash kur do marri vesh ujku, kur ai po bën kërdinë në bagëti!! … Pse humbni kohën?!

  13. Qe Rama eshte bashke abuzues me te tjeret qeveritar ky popull e di ne votimet e fundit 100,000 votues socialist nuk e votuan qeverine, problem mbetet kush do drejtoje opoziten per te rezuar keta hajdut. Ketu duhet marveshje, dhe per te qartesuar Shullakun po ky popull keto kreret e opozitez i braktisi ne zgjedhjet e fundit ne menyren me te turpeshme per ta, akush nga ta nuk dha dorhejen. Shullak na duhet nje marveshje por per kryeministrin e ardhshem te Shqiperise, ne qofte se ne tryezen e marveshjes jane Berisha, Meta, Basha ta mbani me shendet hajdutin Rama

  14. Flitet shume per “shpellare” ne politiken Shqiptare ne Opozite ne pushtet por edhe ne Media! Shikoni fshatarin shpellar Shkullaku Armando! Shpellar dhe berishist! Primitiv dhe osmanlli kamikas & jenicer! pas tij vjen Andi ! Rine pa rojtur,do te heqin mjekren kur te fitoje prap Saliu, ikane premtuar Cim Pekes dhe Erla Mehillit! Cfare ironie, cfare mjerimi!

  15. Basha kërkoi votimin e vettingut për politikanët, si një mundësi për të bërë transparencë dhe treguar se kush është pengu, kush është i korruptuari dhe kush është i lidhur me krimin.

    Basha i cilësoi deklaratat e Berishës një mal me gënjeshtra për të mbajtur peng me çdo kusht PD-në.

  16. këta oligarkë financojnë çetën mediatike të Tigrit, me të cilën ka nisur të sulmojë Erion Veliajn. Rastësi apo jo, anëtarë e çetës janë ish zyrtarë të korruptuar të PD-së, fanatikë të Sali Berishës, gazetarë me vila në Rolling Hills, Palasë, Kodrën e Diellit dhe Gjirin e Lalzit, gazetarë shfaqen duke pirë puro me Arben Ahmetajn, gazetarë me vila dhe televizion

  17. Pas 29 korrikut të dy një gjë e dijnë me siguri. Nuk do jenë më kandidatë për deputetë të PD. Ndaj janë përputhur në mënyrë të sinkronizuar, njëri duke u rrotulluar e tjetri duke e pritur, në kërkim të vulës. Për sa kohë Basha nuk do regjistrojë zgjedhjen e tij në gjykatë,salihu ne nje lidhje serioze me Gei gaz bardhi,jete te lumtur ciftit me te ri Gei ne tirone,erioni ti beje celebrimin ciftit jane dakort dhe maloket shurranjose te salihut

  18. Kur lexova titullin e shkrimit, “Na duhet një marëveshje me Edi Ramën”, më shkoi mëndja që Shkullaku e kishte fjalën për anullimin e marëveshjes së 2008-ës , midis Berishës e Ramës që solli modelin diktatorial të shtetit të fuqishëm kryeministror.
    Z.Shkullak !
    Mos prit që punët të shkojnë në rrugë të mbarë nga një marëveshje e Ramës me Berishën se është pikërisht ajo marëveshje u bë shkak që kryeministri të na bëhej monark absolut.
    E keni sulmuar me forcë të madhe Bashën se ai duke respektuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë, arriti të bëjë një marëveshje me Ramën duke krijuar një qeveri të përkohëshme për të kontrolluar zgjedhjet.
    Dihet tashmë që ajo marëveshje nuk funksionoi pasi votat ishin blerë me paratë e kanabisit para se të bëhej marëveshja, e megjithate ju vazhduat të sulmonit jo ate që vodhi lopën, por atë të cilin ja vodhën lopën.
    Ndërkaq aty tek tuk, ka gazetarë e politikanë që vazhdojnë të dënojnë marëveshjen Rama-Berisha, që është shkaku kryesor i abuzimit kryeministror, po shumica midis të cilëve edhe ju z.Shkullak, vazhdoni ta injoroni këtë të keqe me pasoja të rënda për demokracinë shqiptare.
    E keqja më e madhe e diktaturës enveriste që solli të gjitha pasojat kriminale, ishte glorifikimi i kultit të individit, trajtimi i diktatorit si një supermen.
    “Marëveshja e 2008, nuk bëri gjë tjetër veçse solli këtë mendësi në kushtet e pluralizmit.
    Kryetari i partisë që fiton zgjedhjet, na bëhet njeriu i të gjitha pushteteve e që nuk ka burë nëne ta heq më nga posti, veç kur të kalojë në botën tjetër.
    Më kujtohet se Basha që e bëni ju si objekt tallje në mejhanet mediatike tip Rakipi, kur u zgjodh si kryetar i PD, pat deklaruar publikisht se ai do të bënte çmos që me ligj në Shqipëri, kryeministri të mos zgjidhej më shumë se dy mandate.
    Paradoksalisht sulmohet një politikan i ri 40 vjeçar me formim arsimor në perëndim, me profesion jurist në Gjykatën e Hagës se deklaron që nëse zgjidhet si kryeministër, nuk do të hedhë më kandidaturë për një mandat të tretë, e kujtoni se po e akuzoni duke e quajtur “hollandez”, e mbështesni pretendimet e një 78 vjeçari për tu rikthyer në pleqëri në pushtet, apo një bojaxhiu 50 vjeçar që na u bë piktor , vetëm pasi u zgjodh kryeministër e deklaron se do ta mbajë këtë post “sa ti dojë qejfi”
    Them se i mbështesni këta të dy, për faktin se nuk kërkoni anullimin e marëveshjes famëkeqe të 2008-s.

  19. Per shkeljet te renda me nje vlere prej 4,100,000 euro eshte gjetur person përgjegjës edhe drejtori i Finances se Ministrisë se Mjedisit z Trajan Vasili, vëllai i deputetit dhe ish- kryetarit te LSI, pasi ka kryer pagesa ne kundërshtim me ligjin.

    Po per te njëjtat fakte te këtij raporti financiar prokuria e pasacme ka arrestuar dhe po gjykon ish- ministrin Lefter Koka dhe mbikëqyrësin e punimeve Arben Dervishaj Sa per jurist qe nuk ka diplome dhe nuk ka mbaruar asnje universitet

  20. për çfarë i duet Berishës Gazmnd Bardhi këtë javë, është të prish “festën”e Bashës që po martohet për herë të dytë me PD, këtë radhë pa shkjesë Berishën. Dhjet vjet më parë më 22 korrik 2013 ai u bë kryetar I PD me bekimin e Berishës përballë Olldashit ndërsa dhjet vite më vonë ai po bëhet kryetar I një pjese të PD pa bekimin e Berishës. Dhe i vetmi hall I Berishës është si tia prish këtë festë, e cila i prish atij monopolin e opozitës.

  21. Shkarkohet kryeredaktori i portalit të familjes Berisha: Më sekuestruan kompjuterin. Gjuhe e koduar per nje skandal seksual?O ceceni Gimi miku jot Pinjolli i familjes spiune ne shkoder Spahia eshte kapur nga kolegu i tij me sms seksuale dhe i shkarkuar nga ky vellai i bardh spahise,Gimi cecenet nga tv syri po fillojne te bejne publike cdo gje qe ndodh ne tv e familjes berisha,historite sapo kane filluar te behen publike

  22. Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës ndaj Gazmend Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij, dhe përgjërohet se është gati të rishikoj gjithçka për një bashkëpunim me të.

    Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazmend Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD. Por rëndësia e tij është një javore dhe ai për Berishën ka shumë rëndësi deri më 27 Korrik në atë që quhet votimi për kryetarin e PD

  23. Zyhra Sorra Kola, 66 vjeç me origjinë nga Bajram Curri, për të publikuar një koment me kërcënime të rënda. “Kater k…duhen vrarë me bukë në gojë”, shkruan 66 vjeçarja Zyra Sorra Kola, duke marrë pëlqimin e një tjetre bashkëpronare në kullat e Partizanit, Rajmonda Bekteshi.

  24. Pas kësaj humbjeje lokale por që shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare, palët do
    vazhdojnë të këndojnë të njëjtën potpuri. Rregjimi vodhi votat, revolucioni rifillon në
    shtator, Lulzim Basha është shitur prapë tek Rama dhe Sorosi angazhoi për Ramën gjithë
    fisin e vetë në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë. Shkurt marrëzia e
    shkëputjes qëllimshëm nga realiteti do jetë deviza e pandalshme e kësaj gjoja opozite tragji-
    komike.Salihu si gjithmone i fitoje dhe ne rrogozhine,tani pritet Kukesi dhe revolucionin ne shtator

  25. Shkullaku mbetet nje nga kapterret me besnike dhe radikale te korbit famkeq non-grata, ideologut te firmave piramidale dhe 97’es.

    Prisni prisni revolucionin imagjinar, mbase ne 90 vjetorin e non-grates do ndodhi. Imagjinoni turmen e indinjuar qe do mblidhet te godina e syri tv dhe do marshoje drejt kryeministrise per ta marre. Turmes do i prije domosdo non-grata me bastun.

    Shpellari non-grata s’ka as din as iman as kod nderi as parime morale, keshtu qe vetem nje psikopat si ramsi mund ti vije hakut, tia vere dy kembet ne nje kepuce. Nje njeri normal nuk ia dilte dot me shpellarin dhe ithtaret e shpellarit.

  26. Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës ndaj Gazmend Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij, dhe përgjërohet se është gati të rishikoj gjithçka për një bashkëpunim me të.

    Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazmend Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD.

  27. Gazmend Bardhi e ka të shkruar në ballë se një tërmet i madh ka ndodhur në botën e tij personale. Kjo përderisa ditën që “Babi i Zenit” u turpërua nga demokratët dhe shqiptarët në Rogozhinë, ai vrapon në mbrojtje të karriges së tij në “krye të opozitës”.

    Edhe Foltorja që ka shpallur brenda PD, duket sikur ngjan me atë të Sali Berishës pas nongratës. Veçse dihet se kopja e orgjinalit, gjithmonë del më e shëmtuar dhe më qesharake.

  28. PD-ja tregoi se është një parti pa mendim politik, ndërsa shumica e deputetëve të saj, siç po tregojnë edhe në këto ditë të nxehta korriku, janë figura qesharake, të cilët, më shumë se sa idetë, artikulojnë llogje pazari; më shumë se sa përfaqësues të popullit, shfaqen si skllevër të padronëve.

  29. O Shkullak, si ish kapterr pa pervoje ne ushtri por ne media PO, po te bej disa pyetje si qytetar. Nuk dua te te paragjykoj edhe pse te kam emertuar kapterr.
    Analiza e bere nga ju deri diku qendron, por shoh qe keni disa ngerçe, siç ndodh rendom me ju te sërës se komunisteve qe i hani pjellat tuaja, por jo te gjithe.
    Do te isha qytetari me i nderuar te firmosja nje marrveshje me kete kryeminister per nje rast sporadik, por duke qene se u be mullar prej vitesh nuk jemi me ne kushtet e nje marrveshje por te KUSHTEVE PENALIZUESE dhe kush ka bere demin me te madh te shkoje ne REÇ per jete.
    1. Ju thoni inceneratoret
    Ty te pakten sta kemi degjuar zerin per kete afere te thuash asnje fjale.

    2. Ti thua ja hengren dardhat e duhet te jape shpjegime
    Nuk qendron per faktin se ti e njeh shume mire dhe shume heret perpara se
    se te dilte me karin jashte dhe ja ferkonin kunatat dhe putanat per te cilat ti nuk ke folur kurre

    3. Perpara inceneratorit ky miku yt i beri nje “Nder” shqiptareve me check-up per burrat shtatzene dhe ti si kapterr nuk the asnje fjale, me e rende akoma edhe sot nuk e permend. Pra duhet filluar edhe nga ky SKANDAL

    4. I GRABITI shqiptareve 500.000 USD per disa palma tek rruga e kasharit, sebashku me zorraxhiun Veliaj, ne vitin 2013-2014 dhe i shkuli pas nje viti pa ju dridhur dora, edhe ketu duhej te bertisje nuk e bere….

    5. O mand kapterri beji nje nder shqiptareve, mos u perziej me, vazhdo merr rrogen dhe bej ndonje lajm sa per tu mbajt se do vije dita qe po ti hyjne tamam do rrish edhe pa buke…….

    TE NDERSHMIT NE SHQIPERI AKOMA NUK KANE MBARUAR SEPSE SOJI E KA FUNDOSUR GJITHMONE SORROLLOPIN……

  30. Një ish-bashkëpunëtor i SHIK-ut me paranoja nga zanati në të kaluarën, Gazmir Spahija, përgjon “elementët e dyshimtë”.

    Nga bisedat infantile që lëshon lart e poshtë tashmë, mendoj se pjesë e “elementit të dyshimtë” mund të kem qenë edhe unë. Sikurse mund të jenë edhe plot kolegë të tjerë aty.

  31. FAKSIMILE: Qimja, trari, Sandri, Mandri… Pse heshtin shoqatat e nderuara të gazetarëve për shkarkimin arbitrar të kryeredaktorit të Syrit?

  32. Ku është Unioni i Gazetarëve i zotit Aleksandër Çipa? Po Shoqata e Gazetarëve e zotit Armando Shkullaku? Po Federata e të përndershmit Rikardo Gutierez? Po Birni, vetë Syri, media dhe gazetarë afër opozitës si Ola, Kola, Çimi, Agimi, a janë dakord me këtë sjellje ndaj kolegut?

  33. Gazetari pranë Berishës nxjerr zbuluar Bardhin: Ka paguar “Rithemelimin” me paratë e PD-së zyrtare,te gjithe po tradhtojne salihun dhe gazetari i familjes bledar koka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *