• |
ide | kryesore

Detaje prapa dyerve të mbyllura të Asamblesë, argumenti qesharak i Ramës për të larguar Gjiknurin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste në këtë fund korriku prodhoi vetëm një lajm; lëshimin që Edi Rama i bëri numrit dy të partisë, Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri, lëshim që ngjan të jetë i njëjtë me atë të Arben Ahmetajt kur e shkarkoi fillimisht nga posti i zëvendëskryeministrit e më pas nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë, për të qenë sot në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Ndonëse ishte një mbledhje e bunkerizuar, pa praninë e mediave dhe pa një transmetim live siç kemi parë në të kaluarën, Rama e regjistroi takimin me kamerat e veta. Ndoshta për ta transmetuar një moment tjetër ose thjesht për ta mbajtur në arkivë.

Përtej këtyre, Lapsi.al zbardh disa detaje nga brenda mbledhjes. Për ta bërë qasharak vendimin e tij për largimin e Damian Gjiknurit, ai i përdori atij si argument dështimin me Akademinë Politike të Partisë Socialiste. E thënë më thjeshtë, Gjiknuri sipas Ramës nuk kishte bërë sa duhej për brumosjen e të rinjve me idetë e së majtës dhe përgatitjen e një takëmi njerëzish që në të ardhmen do të marrin frenat e partisë. Kaq i tha Rama socialistëve dhe propozimin e tij për largimin e Sekretarit të Përgjithshëm e hodhi në votim.

Afërmendsh që u miratua në mënyrë unanime e askush nuk bëri zë. Gjiknuri vetë e përcolli vendim me një buzëqeshje të ngrirë. Ndërkohë e vërteta është krejt tjetër, se mënjanimi i Damian Gjiknurit lidhet vetëm me aferën e inceneratorëve dhe përmendjen e emrit të tij në dosjën e SPAK. Rama këtë gjë nuk e thotë, njësoj siç bëri edhe kur shkarkoi Arben Ahmetajn.

Në vijim të fjalës së tij në Asamble, Rama iu la porosi ministrave e kryetarëve të bashkive të çonin përpara punët me njerëz që pranojnë të firmosin. Kishte këtu parasysh klimën e terrorit të krijuar për shkak të arrestimeve të njëpasnjëshme të SPAK. Thënë më thjeshtë kryetari i socialistëve iu ka kërkuar njerëzve me të cilët kontrollon pushtetin të gjejnë nëpunës e zyrtarë që pranojnë të bëjnë burgun për ta.

Lexo edhe Video komenti/ Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri

I frustruar dhe në humor të keq, Rama u kap edhe me deputeten e tij të vetme në qarkun Kukës, Gerta Duraku, duke e sjell aty në Asamble si shembulli më i keq i përfaqësuesit të PS-së që s’ka folur kurrë në Kuvend e as ka qenë prezente në qarkun e saj. Gjithë propozimet që ai bëri, përfshi edhe shkarkimin e 8 sekretarëve të partisë, u votuan në mënyrë unanime pa asnjë debat apo kundërshtim duke rikonfirmuar edhe njëherë asfiksimin e plotë të demokracisë brenda partisë më të madhe në vend.

Lexo edhe Pse e lëshoi Rama, Gjiknurin në Asamblenë e PS

Sa i përket qeverisjes, Rama tha se me atë do të merret në muajin shtator duke lënë kështu të nënkuptohet se ndryshimet që janë paraparë të kryhen do të zyrtarizohen në vjeshtë. I tillë është edhe shkarkimi që u lajmërua nga mediat pranë qeverisë i ministres së Financave, Delina Ibrahimaj e që u mohua nga kjo e fundit më vonë e po kështu nga vetë Rama. Por largimi i saj dhe i ministrave të tjerë është tashmë pa kthim. Vapa ikën me gushtin e shtatori vjen shpejt.©LAPSI.al



9 Comments

  1. Epo kur shitet si i zoti edhe ky berbuq , nje hajdut ordiner qe kur ishte minister kishte caktu tarif biletash per te paguar energjine qe u blinte prodhuesve privat te energjise e jargavitej bashk me te shoqen mbas gurus indian pak e k ky milet qe i mban ne qaf kta idiot te qeshur …

  2. Kot nuk u konsultu me ju perpara se te shtronte argumentin.

    Ja, kir te hapet prape Bar Fideli… 😅

  3. Na çate ka…. Me kete psikopat dhe bastard njeri i shpifur …. thotë:

    Rama vellai I Gregut , me baba Kristaq , bastardi!!!

    1. E ç’rëndësi la argomenti??E rëndësishme është t’a heqi qafe se kështu ja tha truri.A nuk bënte kështu dhe Enveri.Tradita vazhdon në PK!!!

  4. Nese Gjiknurin e hetojne vetem per inceneratoret i bejne nder ne fakt. Se parane me te madhe (me te cilat paguante edhe ate gurune indian qe permendet), nje pjese te te cilave ia vodhen “shoket” e vet te shpia e mamit, Gjiknuri e beri me aferen e CEZ dhe Bechetti. E nese ato para nuk merren mbrapsht nuk ka pse ne ti paguajme edhe supen e burgut. Duhet te rikthehet ligji i varjes. Tek e fundit, perderisa po rikthehen metodat e partise meme, pse mos te kthehet edhe plumbi ballit per kriminelet, tradhetaret dhe kolaboracionistet.
    P.S. Shpresoj qe shpejt ti vije rradha edhe ketij qe fshihet ketu me emrin Jorgo Pallkari

  5. Shyqyr qe eshte Lapsi qe I le te shkruajne mbare e prape. Keta paemer nuk è di ku jane rritur e ku kane studiuar, kane nje fjalor qe edhe ne shtepite publike nuk perdoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *