• |
ide | kryesore

Video komenti/ Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri

Arkiva, Kryesore, Lajme
ndryshime qeveri rama



Prej ditësh mundësia, e shkarkimit të disa ministrave dhe zëvendësimit të tyre me figura më të panjohura, po konsiderohej e mirqenë. Ajo u bë edhe më e besueshme kur këtë të mërkurë në drekë, në mbarë mediat, u botua si i konfirmuar lajmi për largimin e titullares ë financave, Delina Ibraimajt.

Në qarqet rreth PS prej ditësh po qarkullon ideja se vetëm një ndryshim i fortë mund të eklipsojë këtë stinë të nxehtë skandalesh që filluan me Stafet Gjicin, vazhduan me dhunën brutale të Rahjave në Fushë Krujë dhe kulmuan me abuzimet, milionat, fatuarat e hoteleve dhe abionëve, si dhe mbi të gjitha, me drejtimin e qeverisë nga gmaili i Klodian Zotos, që shpalosi në sy të të gjithëve “rrjedhja” e dosjes së SPAK për Arben Ahmetaj. 

Lexo me tej:

Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve 

Pra në këtë situatë kishte nga ata që thoshin se vetëm një ndryshim drastik në qeveri mund të sfumonte këtë njollë. Madje të tjerë më radikalë pretendonin se duhej shkuar deri në zgjedhje të parakohëshme, aq më tepër që tani qe momenti i volitshëm kundrejt një opozitë të shkafalitur dhe të dërrmuar.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Këto pandehma nuk ishin fare pa bazë. Historia politike e kësaj mazhorance njeh në të shkuarën truqe të tilla.

Rama në momente krizash e ka përdorur një manovër të tillë. Në vitin 2017, para zgjedhjeve, kur opozita ishte radikalizuar dhe ishte në rrugë, Rama largoi Saimir Tahirin, Ilir Beqen, Niko Peleshin dhe Bledi Çuçin.

Lëvizjet në qeveri/ Konfirmohen shkarkimet e katër ministrave

Një vit më pas, pikërisht në periudhën e protestave të fuqishme studentore dhe pas tenderit skandaloz të unazës së re, të fituar nga një kompani fantazëm, kryeministri shkarkoi plot 8 ministra mes të cilëve Ditmir Bushatin, Arben Ahmetajn, Damina Gjiknurin, Lindita Nikollën, Niko Peleshin.

Ministrat e rinj, Edi Rama i shkoi vetë Ilir Metës në zyrë 

Pra metodën për të sfumuar krizat me anë të ndryshimeve drastike në qeveri, Rama e ka pasur një praktikë të njohur.

Por, këtë herë, ai me sa duket nuk ka kë të shkarkojë. Sepse mes dy precedentëve të parë dhe këtij të tanishmit ka një ndryshim radikal. 

Dikur Tahiri, Bushati, Ahmetaj, Beqja, Klosi ishin figura që vinin nga opozita dhe kishin peshë në PS. Të zbrisje ata nga kolltuku kishte tjetër domethënie. Ndërsa sot, kabineti është i mbushur me kukullla dhe çingie të kryeministrit. Të shkarkosh ata nuk arrin të bësh as lajm. Në redaksinë e Lapsi,al, ne e testuam sot gjatë gjithë ditës, kur qarkulloi lajmi i rremë për shkarkimin e ministres së finanacave. Më shumë lexojej titulli për atë vajzën kolumbiane që kishte dalë nudo tek prokuroria, se ai për një ndryshim të mundshëm në qeveri.

Zbulohet arsyeja pse u zhvesh vajza para prokurorëve të Tiranës 

Rama e ka mbushur kabinetin me figura që nuk i thonë më asgjë as publikut, as vetë socialistëve. Prandaj shkarkimet apo emërimet e tyre nuk ngjallin as kërshëri, as nuk bëjnë bujë.  Prandaj dhe ai nuk bëri gabim që nuk ndryshoi qeverinë, sepse kjo lëvizje nuk do kishte asnjë vlerë.

©Lapsi.al



27 Comments

        1. Çfarë ke me patronazhistët?
          Turi nuk është patronazhist.
          Por Turit ja koftë kina nonën.
          Çfarë ka Turi me lapsaxhinjtë?
          Po na lerë o Turi rehat.
          Po të mos jenë këta të lapsit, ne patronazhistëve na pushojnë nga puna.
          Janë këta pa jemi ne.
          Sa të jenë komentarët e lapsit, patronazhistët do jetojnë përherë të lumtur.

  1. Rama eshte pjalmi i llumit qe ka ngritur vete. Eshte i kenaqur me qelbin e semundjes se sektit, e frika e semundjes per pushtet, e detyron qe kabinetin servil e te perdhunuar tregon metoden shtetare te ketij sistemi te dekompozuar. Sulltani me tutelen e grupin banditesk te kodoshevesot esht ne veshtiresi si krimbi nen gure, por jeten pushtetare po ia zgjatin vetem manovrat anti demokratike qe ka ndjekur per te mposhtur demokracine.

    1. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik.si ne 10 vjet rama nxjerr bllof te gjithe ata gjithologe mbremjesh ku flasin dhe vetem flasim per ndryshime ketu atje dhe fund te gjithe lepijne ate qe ka peshtyre neper studio.

  2. Ik e rrot kari hudhe n plena ate skoden se esh turp. Pranaj ta shkerdhen ai an ballta ate balinden n pidh se e ke makinen plen. Varikars muti

  3. M duket se edvini I zi vazhdo qy ti talli bolet me medjan e lir.Edvini I mafjes zez,sorrosit,illuminatit ka fryk nga investgacioni I medjas konservatore.

  4. E kane shkarkuar Delinen apo jo?

    Ca vendosi si perfundim kazani mediatik?

    Bejeni tek a cift ose kujt i bie dhjeta eshte e verteta!

    😅😅😅

  5. Ata që i rrinë si servila Ramës kanë bërë karrierë në PS dule i katapultuar Babloku, e si rrjedhim do binden për çdo gjë që ai vendos. Problemi është pse i binden e firmosin për të duke u rrasur në burg pastaj , apo duke u arratisur jashtë?! Frika e tyre në fakt nuk është nga Rama se ai nuk ka fuqi t’i bëjë asgjë nëse shumica në PS bëhen bashkë dhe e braktisin. Rilindasit e katapultuar kanë frikë Sorosin, paratë dhe fuqinë e tij në sistemin e drejtësisë e më gjërë ndërkombëtarisht. Prandaj, Rama si mëkëmbësi aktual i politkës së Sorosit do jetë i sigurtë si “sundimtar”, duke dhënë urdhëra sipas qejfit sepse dihet kush qëndron pas krahëve të tij. Kjo derisa në skenë të dalë Erion Veliaj e të hajë dardha prapa shpinës së Bablokut e t’i “fusë thikën” e tradhëtisë politike Ramsesit. Dhe një arsye tjetër kryesore pse të gjithë në PS binden është sepse opozita është e përçarë, e shkatërruar, NonGrata, e korruptuar e pandëshkuar nga drejtësia, aq saqë kanë 10 vite në opozitë dhe nuk e çajnë kokën hiç, aq shumë para kanë bërë duke ndënjur në pushtet dikur! Me ato para e të tjera që marrin fshehurazi nga rilindja me tendera e konçesione, opozita mban akoma në këmbë Syri TV, kupolën e hajdutëve të ish qeverisjes 2005-2013, dhe militantë që i sjellin nëpër protesta me pagesë për interesat e tyre. Se përndryshe nuk shpjegohet gjithë kjo heshtje me tërë këto skandale. Çdo gjë paguhet , por jo kot. Nëse duhet protesta për të treguar se Saliu ka shumicën në PD, paguhet, hapet thesi. Nëse duhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve heshtet. Protestat janë tashmë një mjet me pagesë i opozitës për të bërë pazar me qeverinë. Pra, lëreni rehat Saliun dhe nuk bëhen protesta. Vazhdohet me sofizma në Çim Peka live apo në të tjera media. Sepse mjafton që hapet thesi për propagandë sikur opozita po lufton por s’ka çfarë i bën qeverisë. Por me këto mendë, nëse Ramës ia thotë truri të bëjë zgjedhje të parakohshme, opozita është e mbaruar, dhe Saliu do japë i detyruar dorëheqjen. Si rrjedhim për kryetar foltoreje iu ngelet Zeni ose J.Malltezi, se kjo punë atje është me trashëgim, me tapi, është shpk familjare. Pra, për sa kohë opozita është kashtë e koqe, rilindasit do pranojnë urdhëresat hyjnore Sorosiane të Sulltan Ramsit. Kurse foltoristët thjesht do iu hanë ca kohë shqiptarëve me gënjeshtrat e tyre derisa të shkatërrohen plotësisht e të mos ekzistojnë më duke mos marrë asnjë deputet, e duke u katandisur më poshtë se partia e A.Qorrit. Saliu dhe Foltorja mund të zgjedhë të bëjë ç’të dojë, por e vërteta do iu dalë dhe pasojat politike i dinë. Për sa kohë do i mbajnë ison rilindjes me sofizma e gjasme opozitë, mund të shpëtojnë nga drejtësia por jo nga gjykimi popullor dhe vota. Fakti që gjithmonë e më shumë shqiptarët shesin votën, dmth dëshpërim i madh socio-ekonomik, mungesë shprese, por tregon që kjo palo opozitë nuk vlen as sa ai 50mijë lekshi o votës. Pra populli po i shet me çmim skllavi edhe pse pasojat i ha vetë sa krahu me regjimin që i shpopullon. Rama nuk besoj se do bëjë zgjedhje të parakohshme sepse dihet që për zgjedhje të tilla hidhet leku i madh, paguhet shumë për tu bërë deputet e për të bërë fushatë , propagandë e për të blerë vota. Është e vështirë t’iu thuash deputetëve që të lëshojnë mandatin e blerë me para e mashtrime apo me kërcënime, se çdo gjë fillon nga e para nëse bëhen prapë zgjedhje. Sidoqoftë, le të shpresojmë që mbase i bëjnë zgjedhjet, kështu pseudo opozita merr goditjen përfundimtare, pra o do shkatërrohet plotësisht, ose do ringrihet fuqishëm më pas nga hiri. Ringrihet fuqishëm nëse kanë ngelur akoma njerëz idealistë e të pakorruptuar , por sidoqoftë duhet që Saliun ta tradhëtojnë rrethi i ngushtë i interesaxhinjve që ka me vete që i ka katapultuar e pasuruar që dikur kur ishte në pushtet. Koha shëron çdo plagë, rrëzon regjime, dhe shkatërron gënjeshtra dhe bën që e vërteta të triumfojë. Le të shohim! Njerëzit mbase janë të përgjumur e pashpresë por tashmë kanë kuptuar pothuajse gjithshka mbi teatrin mashtrues politik të këtyre tre dekadave. Ata që janë shpopulluar kanë ikur, të tjerë do ikin, kush do ngelë do shohim sa do durojnë thikën në palcë. Pra, këtij mileti ose i jep shpresë me fakte dhe aksione konkrete me njerëz të pakorruptuar, ose do shpopullohen e do shesin votën. Shpopulllimi dhe shitja e votës është në dëm të opozitës se do ngelen pa votues. Pastaj pasi arrihet kjo pikë, rilindjen do e rrëzojnë të vetët, se s’do ketë më me kë të merret, ose ngelet varianti tjetër që Shqipëria do kthehet në diktaturë totale ose mbretëri, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë në një vend ku ka dalë e vërteta e madhe. A mund të presë opozita derisa Ramsesin ta rrëzojnë skandalet e veta dhe militantët e vetë? Jo, sepse më parë do shkatërrohet opozita. Nuk mund të konkurrosh me Ramsesin si gënjeshtër opozitare alternative më pak e dëmshme. Gënjeshtra sidoqoftë është nëna e gjithë të këqijave. Iku koha e duarve të “pastra” të doktorit apo të duarve “akullore” të Dakos dhe Tigrit superhajdut. Që të mundësh Ramë-Sorosin, duhet të kesh më shumë para se ata, më shumë servila dhe bashkëpuntorë ndërkombëtar se ç’ka e ç’paguan “Shoqëria e Hapur”. Nëse nuk i ke këto si opozitë, atëherë mjafton të kesh në krye të partisë njerëz të zotë , liderë të pakorruptuar, me dinjitet, idealistë realistë, me program të qartë të shpalosur me fakte kundër shpopullimit dhe papunësisë. Midis dy gënjeshtrave fiton gënjeshtra më e madhe. Midis një gënjeshtre të madhe dhe të vërtetës e shpresës, triumfon e vërteta.

  6. Te jeshe 77 vjet ne komunizem, e te enderrosh edhe per 100 te tjera, vetem ne kete artikull, komentuesi lexojme.Gjuha, goditja i u vikerka Berishes, e biles edhe me sofizma e shpifje te qellimta me familje e karieres politiko shtetrore.Qellimi i goditjes se autorit me sa duket shkon paralel me anti demokratin, banditit Rama, qe afersisht me mendim mund te jet bashkeudhetar ne kesi punesh, por vetem me batuten,,NE LUFTE KONDER TE GJITHEVE, E VETEM ME ASNJE.,, Kete e ka kenaqesi komentuesi pa na thene qe ne prapa skene mesa duket ka partine e pakices sePDSe, me Bashen ne krye qe per dhjete vjet, fjale e largime te demokrateve te devotshem ka bere, e aleanca fluide te interesit te tije, e shtrengime perqafime meRamen. Ajo e ata demokrate te rreshkur, luftetare te pa lodhur per demokracine luftohen sot me metoda te ish sigurimit nga bijte e tyre, te kamufluar ndaj dashurise per ameriken, gjoja.Sulmet e pa drejta ndaj Berishes, me paragjykime, shpifje, e interpretime sot, kur pushteti i kkodosheve kuqale ska lene gure e helm pa ia heedhurPDse e Berishes , keto qener ramiste po mbulojne zullumet e anti demokracine qe kane ndjekur..Zotri koment artikull shkruesi mund te jete ngopur me pushtetet, por me demokracine e arritur, e ku duhej te ishim, edhe mund te kete pak te drejte,por qe te sulmosh ne kete kohe PDne reale te shumices, perqellime percarese ne interes te mizopartise seBashes, pa na e komentuar as ne nji rrjesht, d,m,th, shkrimi, komenti i siperm ka qellimin e hel.in brenda qe anon nga partia vulesRamiste. Shpresojme qe e drejta, e shumica demokrate te rritet e te fitoje mbi korrupsionin e pushtetit bandit, e PDja te pasurohet me idealiste te kohes demokratike.Asnje nuk e kka me tapi pushte

  7. Fajet i ka Saliu qe po hyn gjithe qeveria ne burg per vjedhjen e paravet tona .Une nuk mendoj si shumica qe voton rilindjen se ato nuk jane parate e popullit,por delet vazhdojne te kullotin te pa shqetesuara cfaredo qe te ndodhe

  8. O çar lloj njerëzish ka që filozofia e tyre është po them diçka që në fakt nuk them gjë dhe që duket i paanshëm por që në fakt fshihet nën petkun e patronazhistit që urren Salën.Ezemplar më i qartë ky i 77 vjet në komunizëm.

  9. Për ti rënë më shkurt historisë së politikës shqiptare në këto 77 vite, duhet të shtrojmë pyetjet :
    Thua vërtetë shqiptarët në “shumicë” absolute prej 99% votonin diktaturën staliniste të Enverit ?
    Thua vërtetë nuk e dinin shqiptarët që votuan në “shumicë” presidentin Berisha se ai ka qenë 25 vite antar i PPSH ?
    Thua vërtetë nuk e dijnë se “shumicën” e votave që fiton Rama e ka nga bandat kriminale të trafikut të drogës që veç dhunës , e furnizojnë edhe me para për të blerë vota ?
    Thua nuk e dijnë shqiptarët që non gratën për Berishën e sajoi Rama që “shumica” e shteteve perëndimore ta injorojnë ate ?
    Thua nuk e dijnë shqiptarët se “shumica” e demokratëve të foltoreve që mbushën stadiumin e futbollit, vajtën atje vetëm për të parë stadiumin “e ri” ?
    Thua vërtetë që “shumica” e shqiptarëve që u lemeritën me kultin e individit të Enverit që njëkohësisht ishte anti perëndimor, qe në “shumicë” të votojnë për kultin e Berishës non grata nga perëndimi ?
    Thua vërtetë që shqiptarët u dashuruan në shumicë me Liken , që paskej qenë kampion i “integrimit” në perëndim duke bërë homazhe në bustet e varrin e Enverit ?
    E së fundi.
    Thua se nuk e dijnë “shumica” e shqiptarëve që vazhdojnë të votojnë për ish PPSH që drejton Rama, se në çdo skandal e aferë korruptive e kriminale të këtij shteti të akaparuar prej tij, ai është autori i të gjithave ?
    Po akuzon popullin, do të thotë dikush.
    Jo ore byrazer, nuk po akuzoj popullin por po bëj thirrje që të gjendet ilaçi për ta shpëtuar këtë popull nga virusi i shumicës fiktive që sjell mbivlerësimi absolut i kultit të individit

  10. Kjo eshte me video eshte me efikase se te shkruash Bushat. Edhe shkrimet inke bombe por me video kemi mundesi tju degjojme eshe kur jemi ne makine

  11. Andi dhe Shkullaku jane turpi Shqiptar! Vetem tradheti,thika pas shpine,urrejtje,xhelozi,percarje na transmetojne c;do dite! Keta te dy nuk e kuptojne ose s’kane aftesi intelektuale ose jane te shitur tek Saliu komunisti i fundit ne Europe! Na duhet dashuri dhe respekt ,bashkepunim per te miren e Shqiperise! Akuzat per Ramen jane shpifje te Saliut qe keta te dy,por ka edhe mercenare te tjere,njerez pa di dhe iman,qe na genjejne!Mosni ju lutem!

    1. Kane xhelozi personale ndaj Rames. Se qe nga vitet 90-te kur jane njohur Rama vetem ka shkuar lart e me lart ndersa keta poshte e me poshte. Prisnin qe t’ju jepte ndonje ofiq Rama, por tani vetem ca u jep ndonje kothere Berisha.

      Si keta fiks eshte edhe Lubonja.

      Zheji ishte per nje fare kohe, por pastaj beri kthese. E ka kap tani nje emision tek ABC-ja.

      Se kaq eshte niveli i tyre… ndonje emision, ndonje blog mund te menaxhojne. S’kane kapacitet per me shume. Kapacitet per Udheheqes vendi si Rama pershembull.

      Te kesh njohur Ramen heret s’do te thote se mund te jesh ne nivelin e tij.

      Sa miq e shoke njohim qe kane ec perpara, nderkohe qe te tjere kane ngec apo kane degraduar fare.

      Dhe xhelozia eshte shume e keqe per personin qe e ka sepse pershpejton procesin e degradimit personal.

      1. *njohur profesionalisht. Se me Bushatin psh. njihen qe nga kohet kur Bushati luante ne preherin e Enverit.

      2. Sigurisht ka shku lart e më lart por në gjërat më negative o Jorgo mavria.1 milion shqiptarë të ikur.1,5 miliardë € të vjedhura. Drogë e gjitha Shqipëria.Dhe me larta e ktheu diktaturën moniste.

        1. Shiko keni nje ide te gabuar ju shqiptaret per pushtetin. Ju e konceptoni nepermjet lenteve te komunizmit qe nuk ju shqitet e nuk ju shqitet. Dhe kam parasysh me kete, ate cfare udheheqja komuniste i propogandonte masave, se kur vinte fjala per vete i qite robt! Kapish?

          Pushteti nuk eshte eshte per zemra te buta! Keshtu qe ka qene qe nga koha e pordhes, dmth. qe kur njeriu kaloi nga foragjer ne blegtor, nga matriarkati ne patriarkat… dhe u lidh me vendin ku kultivonte dhe jetonte. Pastaj me vone me Babilonine eh… e Antikitetin eh… e Mesjeten eh… e me fete monoteiste eh.. e deri tek Firencja e Medicive… per te arrit tek modernizmi, revolucioni industrial e se fundi tek Ne.

          Kapish o non kapish?!

  12. Ende, degjojme Fain e paska Saliu, ne te tilla propaganda me prapaskene, i bejne vetem mashtruesit frikacake, servile ndaj pushtetit monist te Rames.Ne keto dosje komentesh , qe luftojne e sul.ojneBerishen, jane mohues te arritjeve te pushtetit kur ishte, kush punon, edhe gabon, por kur sot,qe ky pushtet i mbytur ne kriminalitet ekonomik, anti demokratik, akoma kemi kimiste komentues qe faiji qenka i Berishes se na paska qene sekretar partie ne nji instuticion, si vegez per ta lidhur me komunizmin, ama revoltat e kontributin per demokracine tendenciozet ia mohojne, por ne kariere na gjeni nji lider apo demokrat qe ka denoncuar me shume se ai.Andaj perk en e demokratet domosdoshmeria e tij si lider eshte e domosdoshme prezenca e tije ne lufte kunder bandes rilindase, qe dhe shume nga ju, servile, qe shitni e tradhtoni ndergjegjen
    per demokracine.Jetojme e shikojme se cilet jane

    1. Por kur e bëjnë Ramën të vetmin që e çoi dhe çon në Shqipërinë më lartë pa pikë turpi si dikur për Enverin.Po vetëm ma poshtë e ma poshtë po e çon Rama Shqipërinë. Këtë të keqe që po i bën Rama vëndit as Enveri se ka bërë.Duhet një artikull gazete që t’i shkruash.Antishqiptari me famëkeq në gjithë historinë e shtetit shqiptar.

  13. Uuuaaa! Te jetosh nje jete ( qe ne embrion) e mos e njohesh vellain tend binjak.Sa injorant paskan qene.Filozof i madh brazier! I vjen ne hak te gjitheve me bagazhin e madh qe ke ne cdo fushe.Do besh kariere,degjome mua.Thone qe i paska vajtur ne vesh edhe vete te madhit per mbrojtjen qe i ben.Ne ndryshimet qe do behen ne shtator shpresoj qe ndonje vend ( zvendes minister,apo drejtor drejtorie) do e kapesh.Me behet qejfi.Une mburem me ty.Fundja do kem edhe une ndonje te mire ,domosdo,si vellai i shokut Xhemal.

  14. Rama nuk synon zgjedhje për të mundur kundërshtarët opozitarë që I rrezikojnë pushtetin. Jo! Në opozitë s’lëviz asgjë në drejtim të rritjes së saj. Më keq akoma zvogëlohen përmes marrëzive me forume fallso, vula që I mban gjykata, e njerëz që lëvizin kuturu nga Basha tek Berisha e anasjelltas si Bardhi & co. Rama thjeshtë duhet të menaxhojë kostot e kundërshtarit të vetëm që ka përballë: SPAK! Deri tani 3.6 milion turiste kane pushuar ne shqiperi,nga 100 euro per person llogarite bejini vete o shurranjose maloke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *