Presidenti i Republikës ka dekretuar shkarkimin e 7 prej 8 ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i shtetit ka dekretuar të parin, shkarkimin e Lindita Nikollës si Ministre e Arsimit, me tej, Damian Gjiknuri si Ministër i Energjetikës e Infrastrukturës, Arben Ahmetaj si Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Niko Peleshit si Ministër i Bujqësisë, Sonila Qato si Ministre e Sipërmarrjes, Mirela Kumbaros si Ministre e Kulturës.
I vetmi që ende nuk është shkarkuar me dekret nga kreu i shtetit edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Meta ka dekretuar emërimin e Elisa Spiropalit si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erjon Braçes si Zëvendëskryeministër, Bledi Cuci si Ministër i Bujqësisë.
Shkarkimet dhe emërimet pritet të votohen në seancën e 21 Janarit.
Ndërkohë Presidenti ka filluar edhe dekretimin e ministrave, duke filluar nga Bledi Çuçi si Ministër i Bujqësisë dhe Eduard Shalsi si Ministër për Sipërmarrjen.
Sipas burimeve të A2, Kryeministri Rama ka qenë dje në presidencë dhe i ka dorëzuar vetë shkarkimet dhe emërimet e reja për dekretim presidentit.
Mos u merakosni o njerez, se do e gjejne gjuhen ata. Jane bashke