• |
ide | kryesore

Lëvizjet në qeveri/ Konfirmohen shkarkimet e katër ministrave

I pakategorizuar
ps-selia_1464072519-9033361.jpg



Ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e PS. Nga burime brenda PS mësohet se ndryshime do të ketë vetëm në 4 ministri. 

Ministrat që janë shkarkuar mësohet të jenë Blendi Klosi, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Saimir Tahiri. Shkarkimi nga detyra e ministrit do t’i ndihmojë të koordinatorët e PS t’i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje fushatës për zgjedhjet e 18 Qershorit. Kryeministri ka bërë të ditur gjatë mbledhjes me koordinatorët se në orën 17.00 do të bëjë të ditur shkarkimet më të fundit në qeveri si edhe arsyet për këto levizje në këtë fund mandati të qeverisë së tij. Nuk bëhet i ditur ende nëse në orën 17.00 krahas me shkarkimet Rama do të bëjë të ditur edhe emrat që zëvendësojnë katër të larguarit. Ndërsa mësohet se ndër emrat më të përfolur që priten të marrin postet e lëna bosh do të jenë Niko Peleshi, Pandeli Majko dhe Taulant Balla./LAPSI.AL/