• |
ide | kryesore

Nikaj, një ‘skifter’ në Laç: Skënderbeu triumfon në shtesë, kurbinasit ndalen nga traversa

Sport, Video
Nikaj



Vendi i katërt për Skënderbeun pas një fitore të rëndë 0-1 në Laç përballë vendasve. Nikaj vendosi ndeshjen, duke thyer ekuilibrin në minutën e fundit të ndeshjes, e duke e dërguar formacionin e gvozdenovic në vendin e katërt. Asgjë për të bërë për Laçin, që e sheh objektivin Final Four 7 pikë larg.

korçarët treguan synimet e tyre që në fillim, kur Rashica detyroi Dajsinanin të tregonte reflekset në minutën e 6 e Prençi nuk gjeti kuadratin dy minuta më pas. Bardhezinjtë u përgjigjen me Manellarin në të 11, por shërbimin e Sabouale ai e shpenzoi në mënyrë të pabesueshme. Lojë e hapur që entuziazmoi tifozët, por jo teknikët në pankinë me Josën që pa rovjeshatën e Melos të ndalet nga portieri dhe Gvozdenovic që u dëshpërua nga shënjestra e pasaktë e Rashicës. Mundësinë më të mirë sidoqoftë e pati Sobouale në minutën e 34’, kur i shërbyer nga Ujka gaboi objektivin.

Në pjesën e dytë gjërat nuk është se ndryshuan, por fati në këtë rast nuk ishte me kurbinasit. Përvec rasteve të humbura, episodi që mund të ndryshonte ndeshjen ishte ai i minutës së 59’. Melo goditi fort por topi I ndal nga trevresa me portierin të mundur. E pikërisht kur barazimi dukej i pashmangshëm, Skënderbeu goditi me Nikajn, që në kundërsulmin e Kabrel, i dha fitoren Skënderbeut.

Skënderbeu bën goditjen e madhe në Laç, duke befasuar skuadrën e Josës në fundin e kohës së rregullt. Goli i Nikaj e fut skuadrën e Gvozdenovic në katërshe, duke treguar qartë ambicjet e tyre në këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *