• |
ide | kryesore

Përcillet për në banesën e fundit pas rreth dy javësh nga vdekja, Alexei Navalny

Arkiva, Planet, Të fundit
Navalny



Të afërmit dhe mbështetësit e Alexey Navalnyt po i japin lamtumirën e fundit udhëheqësit të opozitës ruse në një funeral në Moskën juglindore, pas vdekjes së tij ende të pashpjegueshme, në një burg në Arktik.

Varrimi po kryhet në varrezat e afërta në Borisovskoye, ku forca të shumta të policisë janë që nga mëngjesi për të shmangur incidentet.

Mes thirrjeve të “Navalny”, një numër vajtuesish shtynë barrierat e kontrollit të turmës për të ndjekur nga afër procesin e varrimit të Navalnyt.

Lexo më tej: Profil/ Historia e panjohur e Alexei Navalny, armikut të Putin 

Mësohet se ceremonia mortore ka mbaruar dhe kortezhi është larguar nga Kisha dhe është nisur për në varrezat e Borisovsky.

Sipas BBC, kamerat nuk u lejuan të filmonin ceremoninë mortore brenda kishës. Megjithatë, njerëzit që morën pjesë kishin mundur të fotografonin procedurat duke i shpërndarë në media.

Një foto, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregon arkivolin e hapur të Navalny.

Kjo është e zakonshme në traditën ortodokse ruse dhe do të thotë që vajtuesit mund të shohin dhe prekin fytyrën e të ndjerit.

Prindërit e Alexei Navalny

Kujtojmë se nëna e Navalnyt, Lyudmila Navalnaya, kaloi tetë ditë në përpjekje që autoritetet të lironin trupin pas vdekjes së tij më 16 shkurt në burgun e qytetit Kharp në rajonin Yamalo-Nenets, rreth 1900 kilometra në verilindje të Moskës.

Autoritetet ruse ende nuk e kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes së Navalny. Shumë udhëheqës perëndimorë fajësuan udhëheqësin rus për vdekjen e zotit Navalny, ndërsa Kremlini i hodhi poshtë akuzat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *