• |
ide | kryesore

Video e Eljas dhe Lekës dhe mediat që të bëjnë për një lek

Arkiva, Blog
rrezikshëm



Grindja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është përshkallëzuar deri në konfrontim duke nxjerrë në pah anën më të errët të një mosmarrëveshje martesore, tashmë në proces divorci.

Një video që është bërë virale shfaq një gjendje emocionale të ngarkuar të Elias (në dhimbje nuk ka klas) dhe akuza të saj për dhunë fizike dhe verbale të Princit, duke “shkruar” kështu publikisht një tjetër kapitull të trishtë në jetën e çiftit të ri.

Pamjet shfaqin Elia-n duke akuzuar Princ Lekën për sulm ndaj babait të saj. Transmetimi publik i videos ka sjellë një lumë reagimesh në rrjetet sociale, të mbushur kryesisht me meme, shaka, dhe tituj që dukshëm synojnë vetem klikimet.
Ndërkohë që rrjetet sociale gjejnë argëtim në një dramë personale, pakkush mendon për individët e përfshirë e veçanërisht për fëmijën 3 vjeç të çiftit.

LEXO ME TEJ:

(Historia e plotë) Leka dhe Elja, fundi i palumtur i një përralle me princeshë;

Çifti, që deri dje simbolizonte një bashkim modern në kontekstin e historisë së shkurtër të monarkisë së Shqipërisë, tani gjendet në qendër të një cikloni mediatik që banalizon dhimbjen e tyre për gallatë dhe vëmendje.
As Ai dhe as Ajo nuk kanë qenë personazhe skandalesh, por persona publik që kanë harruar që sot nuk mendon kush dy herë të servir në pjate anën e errët të atyre që iu është shembur bota nën këmbë!

Si shoqëri ne ende nuk e kemi përqafuar “divorcin e shëndetshëm”. Rrallë dëgjon për divorc të “lehtë”, dhe divorci bëhet edhe më i traumatik kur drama luhet në syrin publikut.
Barra emocionale e personave të përfshirë, përfshi edhe vajzën e vogël vjen duke u rënduar. Kush ka ndjekur historitë e shkuara dhe bashkkohore të familjes mbretërore britanike e ka të qartë se para se të flasësh për princër e princesha ke të bësh me jetë njerëzore, me po të njëjtat drama, emocione dhe ndjesi si çdokush tjetër. Asgjë e re në këtë botë.

Por natyra e rrjeteve sociale nuk ka në qendër të vëmendjes empatinë dhe njerëzoren, por “biznesin e vëmendjes” dhe spektaklin.

Saga që po kalon L. Z dhe E. Z ngre pyetje për kufijtë e konsumit publik të jetëve private dhe rolin e rrjeteve sociale në tragjedite personale. Ndërsa rrjetet sociale afrojnë vizibilitet dhe ndonjëherë edhe mbështetje, rreziku që edhe dramat t’i trajtojë si komedi mbetet gjithnjë aktual.

Historia që po kalon Princ Lekës dhe Elia Zaharia, përtej memeve dhe videove virale, është një kujtesë e zymtë për kostot personale të personave që bëjnë jetë publike

Çdo media kudo në Lindje dhe Perëndim do ta publikonte videon. Ngjarja është publike, çështja ka shkuar në polici dhe gjykatë. Ka interes publik, që në raste si ky, “përkthehet”, në “interesant për publikun”.

P.S. Video e Leka Zogut e dorëzuar në policinë që duam ka përfunduar në media dhe rrjete sociale. Ky është thjesht maskarallëk!

♦Titulli origjinal: “Kur media të bën për një lek” marre nga Facebook i autorit Lutfi Dervishi



3 Comments

  1. Komentet e lëna tregojnë vulgaritetin e shqiptarëve dhe misogjenin e theksuar. Me vjen keq për gratë shqiptare që jetojnë ne Shqipëri. Jemi një popull shumë i egër dhe barbar. Po edhe këtij « princit » pseudo shqiptar turp t’i vijë që filmon dhe publikon një situatë private.

  2. Shperndarja e vidios ,nga kushdoqofte,eshte vertet nje maskarallek.Por me shume maskarallek,eshte vete regjistrimi i asaj vidjoje,prej te quajturit princ.Qellimi i rregjistrimit,eshte treguesi,qe autori ka patur qellim te poshteroje ish gruan dhe familjen e sa.Autori,ka shkuar ne ate takim,gjoja per te shikuar te bijen,por qellimi i vertete eshte vetem kjo vidio.Si policia,ashtu edhe prokuroria,kane deklaruar,se vidio,ka qene perhapur me heret,pra ate e ka bere vete autori i vidios.Por asnje,nuk e permend kete fakt,madje,hidhen sa andej-ketej,qe ky fakt te mos dale ne drite.Te jete nje hile e vjeter “mbreterore”,qe Shekspiri i ka pershkruar imtesisht,ne vepret e tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *