• |
ide | kryesore

Elia Zaharia reagon pas publikimit të pamjeve të sherrit: Nuk e pata të lehtë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Elia



Ish-bashkëshortja e Princ Leka II, Elia Zaharia ka bërë një reagim të shkurtër për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania pas publikimit të pamjeve ku ajo shihet teksa konfliktohet me ish-burrin e saj. Artisja shprehet se kjo është një situatë e vështirë për të dhe familjen e saj ndërsa shtoi se Leka është përpjekur t’i dhunojë të atin.

“Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloj” – është shprehur Zaharia.

Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emision se ka një marrëveshje të përgjithshme që rregullon marrëdhënien pasurore ku princi ka hequr dorë nga disa pasuri që rrjedhin nga trashëgimia familjare dhe ia ka dhuruar ish-bashkëshortes.

“Është një pasuri e konsiderueshme që i garanton një jetesë komode. Është një akt vullneti mes dy palëve që tregon një lloj mirëkuptimi që ka shoqëruar gjithë procesin e ndarjes deri në këtë moment. Shkaku nuk lidhet me kushtet e marrëveshjes. Gjithçka ka lindur nga një situatë banale me ish-vjehrrin”, – tha avokati i Princ Leka. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: (Historia e plotë) Leka dhe Elja, fundi i palumtur i një përralle me princeshë



5 Comments

  1. Ky Leka nuk e dinte se ça monstrash ishin bastardët bolshevikë.
    Babai i tijë i njihte mirë…pragqirët e kuq dhe sorollopin e tyre të mallkuar.
    Por ketije ja kane ngrënë trutë mbasi i ka vdekur ai plaku që urrente larot dhe buçet e kuqe.

  2. Nuk e di pse i hodhi sytë te kjo histerike.
    Mjaft mirë mund të gjende dhe shqiptare tjetër që do ishin nga një rreth që t’i përkiste sërës së tij. Dhe mendoj që ka shumë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *