• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina i falet Barak për çerekfinalen: PAOK turpëron Dinamon, Fener gëzohet me humbje

Sport, Video
Fiorentina



Përmbysje e surpriza në skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Conference League. Nuk dështon Fiorentina të prezantohet në tetë më të mirat, pas barazimit 1-1 me Maccabi Haifa në ndeshjen e dytë të 1/8, i fortë edhe në suksesin 4-3 të ndeshjes së parë. Asnjë problem për Fenerbahce që i lejoi vetes edhe një humbje minimale përballë Union St.Gilloise. Befasia e madhe erdhi nga PAOK, që shthuri Dinamo Zagreb, fitues në Kroaci 2-0, me një 5-1 pa histori.

U mendua më e thjeshtë për Fiorentinën, në Artemio Franchi përballë Maccabi Haifa, por nuk ndodhi kështu. Pas një pjese të parë pa gola, Barak kaloi Violat në avantazh me një goditje me kokë në minutën e 59′ pas krosimit të Faraoni. Izraelitët barazuan në minutën e 88′ me Khalaili, por që nuk ndryshoi dot asgjë. Për t’u shënuar është rikthimi i Dodo në fushë pas gjashtë muajsh mungesë.

Lexo më tejVideo/ Fiorentina fiton në shtëpinë e Haifa, Barak fiksoi 3-4 në shtesë: nuk ndalet Dinamo në Conference

Fiorentina avancon në çerekfinale. Me luhatjet e zakonshme por gjithësesi shkon përpara. Barazimi i Khalailit në minutën e 43′ të pjesës së dytë i dha drithërima një ndeshje që Fiorentina e zhvilloi me një ritëm shumë të ngadaltë, por të sigurt. Italiano rrezikoi pak gjatë ndeshjes, por u frikësua kur Terracciano la sulmuesin e Maccabi t’i kalonte topin pas shpine. Përfundoi 1-1, por ndërkohë Fiorentina do të jetë protagoniste e shortit nesër (14:00) për çerekfinalet. Në fund Antonin Barak ishte sërish njeriu i Kupës. Pasi në të kaluarën vendosi ndeshjen kundër Basel dhe shënoi 4-3 në Budapest në ndeshjen e parë, mesfushori çek goditi me kokë për avantazhi momental 1-0, me të cilin Fiorentina mori kualifikimin.

Conference League Round of 16

Fenerbahce 0-1 Union St.Gilloise (3-1)
Fiorentina 1-1 Maccabi Haifa (5-4)
PAOK FC 5-1 Dinamo Zagreb (5-3)
Viktoria Plzen 0-0 Servette (0-0)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *