• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina fiton në shtëpinë e Haifa, Barak fiksoi 3-4 në shtesë: nuk ndalet Dinamo në Conference

Sport, Video
Barak



Fitore piroteknike për Fiorentinën në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Conference League kundër Maccabi Haifa. Në Bozsik Arena të Budapestit, një fushë neutrale që pret ndeshjet europiane të kampionëve të Izraelit, mbyllet 4-3 për Violat mes përmbysjeve të vazhdueshme. Nzola (2′) zhbllokoi rezultatin, më pas Seck (12′) dhe Kinda (29′) i dhanë epërsinë Maccabi Haifa. Në pjesën e dytë Beltran (59′) barazoi dhe Khalaili (68′) i ktheu izraelitët në avantazh para se Mandragora (73′) të ekuilibronte edhe njëherë shifrat. Në minutën e 95′ Barak gjeti golin vendimtar, me teknikun Italiano që merr frymë i lehtësuar përpara ndeshjes së kthimit.

MACCABI HAIFA 3-4 FIORENTINA

Finale e pabesueshme në Budapest. Fiorentina rikthehet dy herë dhe më pas me Barak rrëmben fitoren në kohën shtesë. Kështu Viola mposht Maccabi Haifa 4-3 dhe fut më shumë se një këmbë në çerekfinale. Gjithçka duket e lehtë për italianët që kaluan në avantazh pas 2 minutash. Krosimi i Kayode ishte perfekte për goditjen me kokë të Nzola, që zhbllokoi ndeshjen. Pastaj një mbrojtje difektoze i dha izraelitëve kthesën. Seck shënoi nga fare pranë, ndërsa Kinda dehu Kayode dhe ngriu portierin Terracciano. Pjesa e parë përfundoi kështu, me përmbysjen që tronditi Fiorentinën.

Lexo më tej: Video/ Jorgji nxjerr dy me të kuqe, Aston Villa i mbijeton testit Ajax: Maccabi e Lille pothuaj në çerekfinale

Në pjesën e dytë Beltran bëri rezultatin 2-2 me një devijim me majën e këmbës që i dogji kohën Keouf. Maccabi kaloi sërish në epërsi me një goditje të shkëlqyer diagonale nga Khalaili, që ndëshkoi mbrojtjen e dobët të Fiorentinës. Megjithatë, skuadra e Italianos nuk u dekurajua dhe vazhdoi të sulmojë. Barazimi i ri nisi nga një asist i Gonzalez për Biraghi që i shërben Mandragorës në qendër të zonës. Për mesfushorin, depozitimi në rrjetë ishte lojë fëmijësh. Maccabi mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 80′ për shkak të kartonit të dytë të verdhë të Shoë, për një faull absurd ndaj Bonaventura. Rrethimi përfundimtar çon në goditjen fituese të Barak dhe fitoren shpresëdhënëse të Fiorentinës.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera, sukses i qartë 2-0 i Dinamo Zagreb. Kroatët, që në grup u mundën nga Ballkani i Ilir Dajës, kanë shkëtërruar 2-0 edhe PAOK, duke qenë më të qetë për kthimin. Edhe Fenerbahce mund ta quajë veten në çerekfinale pas 0-3 me të cilin skuadra turke u imponua në Belgjikë kundër Union St.Gilloise. Nuk ka fitues në Zvicër mes Servette dhe Viktoria Plzen.

Round of 16 Conference League

Dinamo Zagreb 2-0 PAOK FC
Maccabi Haifa 3-4 Fiorentina
Servette 0-0 Viktoria Plzen
Union St.Gilloise 0-3 Fenerbahce



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *