• |
ide | kryesore

Video/ Olympiacos shkon në 3-0, Fenerbahce rikuperon në 3-2: Fiorentina del pa dëme nga Plzen

F1, Sport, Video
Fiorentina



Fiorentina barazoi 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League kundër Viktoria Plzen. Në Çeki e vetmja mundësi e shkëlqyer e ndeshjes ishte ajo e sulmuesit vendas Vydra, i cili kontrolloi në zonë në minutën e 23′ dhe, me të djathtën, e dërgoi topin ngjitur me shtyllën. Olympiacos në ndeshjen tjetër shkoi në avantazh 3-0 kundër Fenerbahce, por u rikuperua në 3-2 nga turqit, që tani shpresojnë në kthimin në Stamboll.

Një ndeshje vërtetë jospektakolare e zhvilluar në Çeki mes Viktoria Plzen dhe Fiorentina për çerekfinalet e Conference League. E përfundimi (0-0) është mjaft domethënës. Fiorentina e teknikut Italiano, nëse përjashtohet një mundësi e mirë që pati Plzen në pjesën e parë me Vydra, praktikisht nuk pësoi asgjë. Por nga ana tjetër, Belotti dhe sulmuesit e tjerë nuk depërtuan dot prapavijën e Plzen. Edhe ndryshimet (brenda Nzola, Barak, Ikoné) nuk arritën të bënin keq. Përfundon kështu, me një barazim që mund të jetë i vlefshëm për Fiorentina dhe që shihet si fitore nga modestët e Plzen.

OLYMPIACOS 3-2 FENERBAHCE

Një ndeshje që mund të kishte vendosur kualifikmin, nëse Olympiacos nuk do të kishte ulur ritmin në pjesën e dytë, duke lejuar kthimin e Fenerbahce. Vendasit kaluan përpara në minutën e 8′ kur Fortounis shënoi golin e parë. Një goditje që tronditi turqit, që pësuan edhe dyfishimin e Jovetic në minutën e 32′, me asist të autorit të golit të parë. Furia e grekëve vazhdoi edhe me fillimin e pjesës së dytë kur Chiquinho bëri tris, duke e bërë të dukej një kualifikim i hipotekuar. Pikërisht këtu Fenerbahce ndryshoi marsh, duke e kuptuar situatën. Një penallti e Tadic në minutën e 68′ i dha shpresë turqve, që ngushtuan edhe më shumë rezultatin 15 minuta nga fundi me Kahveci. Kështu, mbyllet 3-2 dhe në Stamboll do të jetë një betejë e vërtetë me të gjithë skenarët e hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *