• |
ide | kryesore

Video/ Aston Villa tregon ‘dhëmbët’, Lille futet në lojë 6′ minuta nga fundi: Brugge fiton aktin e parë

Sport, Video
Lille



Aston Villa triumfon 2-1 në çerekfinalen e parë të Conference League kundër Lille. Anglezët marrin aktin e parë në shtëpi dhe hedhin një hap drejt gjysëmfinales. Lille ka shumë punë për të bërë për të përmbysur rezultatin në kthim, pavarësisht rezultatit të ngushtë. Fiton edhe Brugge, falë një goli të Vetlesen në minutën e 6′, duke mposhtur PAOK. Grekët do të tentojnë t’i bëjnë gjërat ndryshe pas një jave në Selanik.

ASTON VILLA 2-1 LILLE

Në Villa Park, Aston Villa e konfirmon veten si pretendenti kryesor për fitimin e trofeut të Conference League, kur kaloi 2-0 Lille. Francezët kishin pretendimet e tyre, por që duhet ti rishohin pas një rezultati, që i ka dhënë shumë prioritet të besuarve të Unai Emery për ndeshjen e kthimit. Ëatkins zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13′, duke shfrytëzuar një asist të McGinn. Njeriu asist kthehet në njeriun gol në minutën e 56′. Pikërisht McGinn shënoi golin e 2-0 që u duk se mbylli ndeshjen por nuk ndodhi kështu. Nëse Gudmundsson pa golin t’i anullohet me VAR në minutën e 63′, në të 84′ goli i Diakite ëhstë i vlefshëm dhe fut Lille në lojë. Një ndeshje e hapur, kualifikimi i të cilës vendoset pas një jave, pavarësisht avantazhit të anglezve pas ndeshjes së parë.

BRUGGE 1-0 PAOK

Brugge imponohet 1-0 në Jan Breydel Stadion, në ndeshjen e parë çerekfinale kundër PAOK. Grekët u dorëzuan në golin e shpejtë të Vetlesen në minutën e 6′, por më pas mundën të dalin pa dëme të mëtejshme nga transferta belge. Brugge shty përpara për të gjetur një gol që do t’i jepte më shumë qetësi për kthimin në Selanik, por Kotarski ishte i kujdesshëm. Në kthim do të jetë një betejë e hapur, me PAOK që do të mundohet të shfrytëzojë faktorin fushë, për të mbushur handikapin e krijuar nga ndeshja e parë. Belgët shkojnë me një avantazh minimal, por pas një jave janë të hapur të gjithë skenarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *