• |
ide | kryesore

Conference League, shorti i hap rrugën deri në finale: me fat Fiorentina, por në 1/4 luhet një super sfidë

Sport
Conference League



Fiorentina buzëqesh në shortin e Nyon, për çerekfinalen e Conference League. Me frikën se do të mund të gjenin përballë super favoritët Aston Villa dhe Lille, djemtë e teknikut Vincenzo Italiano përfundojnë me kundërshtarë Viktoria Plzen. Me fat, sepse gjithashtu arritën të shmangin edhe pjesën më të komplikuar të shortit. Në fakt, nëse kalojnë në turin tjetër, formacioni Viola duhet të përballet me fituesin e Bruges-PAOK. Ndërsa nga ana tjetër do të luajnë Olympiacos-Fenerbahce dhe Aston Villa-Lille, në fakt një finale e mundshme e parakohëshme.

Pasi përjetoi një short të pafat në Europa League, Italia buzëqesh në turneun e tretë për nga rëndësia. Me fat Fiorentina, e cila në rrugën e finales së Athinës shmang skuadrat e mëdha Aston Villa dhe Lille. E në të njëjtën kohë edhe Olympiacos e Fenerbahce. Italianët do të luajnë kundër çekëve të Viktoria Plzen. E në gjysmëfinalen eventuale, të besuarit e teknikut Italiano do të luajnë me fituesin e Bruges-PAOK.

Nga ana tjetër, megjithatë, ka një ndeshje të madhe në çerekfinale: ajo mes Aston Villa dhe Lille. Në gjysmëfinalen e mundshme, e cila më pas do t’i japë fituesit mundësinë për të luajtur “në shtëpi” më 29 maj, në AEK Arena të Athinës, sfidues do të jetë fituesi i Olympiacos-Fenerbahce, të cilët po luajnë shanset e tyre për të avancuar në kompeticion.

SHORTI I ÇEREKFINALEVE TË CONFERENCE LEAGUE

Q1: Club Bruges-PAOK
Q2: Olympiacos-Fenerbahce
Q3: Aston Villa-Lille
Q4: Viktoria Plzen-Fiorentina

ÇIFTET PËR GJYSMËFINALET

S1: Fituesja Q3- Fituesja Q2
S2: Fituesja Q4- Fituesja Q1

Për finalen është shortuar si skuadra e shtëpisë ‘pro forma’ fituesja e gjysmëfinales 1 (mes fitueseve Aston Villa-Lille e Olympiacos-Fenerbahce).

DATAT

Çerekfinalet: 11 prill – 18 prill
Gjysmëfinalet: 2 maj – 9 maj
Finale: 29 maj

RREGULLORJA E SHORTIT TË CONFERENCE LEAGUE

Nuk kishte kufizime në shortin e çerekfinaleve të Conference League. Kjo do të thotë se ishin të mundshme ndeshjet ndërmjet ekipeve nga i njëjti komb ose që kanë luajtur tashmë në fazën e grupeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *