• |
ide | kryesore

Edhe amerikanët të kënaqur me paktin Rama-Berisha: Inkurajojmë deputetët të tregojnë përkushtim

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikane



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë. Edhe delegacioni i BE në Tiranë ka mirëpritur vendimin e marrë mes opozitës dhe PS-së.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *