• |
ide | kryesore

Nga lulet për Elisën te miratimi i vendimit të pakuptimtë, çfarë ndodhi sot në Konferencën e Kryetarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend nuk ndryshonte shumë përsa i përket kohës nga seancat plenare në Parlament ku shumica miratonte pa debat gjithçka dëshironte.

Në fare pak minuta të dyja palët miratuan vendimin e dakordësuar më parë dhe mbledhja në këtë ditë pushimi zyrtar ishte veçse një formalitet.

Takimi në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit nisi me një buqetë lulesh që Bledi Çuçi ia dhuroi Elisa Spiropalit në emër të Konferencës së Kryetarëve. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin feston sot ditëlindjen. E vetmja që foli ishte kryetarja Lindita Nikolla, e cila lexoi dy pikat e rendit të ditës dhe hodhi vendimet për votim.

Mes buzëqeshjeve mazhorancë dhe opozitë miratuan kërkesën për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për të dhënat e TIMS dhe koncensionet në shëndetësi. Po kështu u miratua edhe një vendim, i cili nuk thotë asgjë dhe le vend shumë për interpretim.

Nuk bëhet fjalë për një struktrë të re, as për një nënkomision sikundër kishte trumbetuar me të madhe Gazmend Bardhi dhe as për ndonjë grup pune.

Vendimi që ka siguruar Lapsi.al flet thjesht për një shprehje vullneti për të dialoguar politikisht brenda Komisionit të Ligjeve. Një mekanizëm mes shumicës dhe pakicës për konsensus për ligjet që kërkojnë 3/5 dhe ligjet që lidhen me çështje të integrimit europian.

S’ka asgjë të re në këtë vendim, s’ka asnjë fitore të opozitës. Marrja e dy komisioneve hetimore nuk mund të bërtitet si fitore sepse ato ishin dhe janë një e drejtë që ua jep Kushtetuta.

Të biesh dakord me Edi Ramën për dialog e konsensus është asgjë. Rama ka shkelmuar shumë marrëveshje në këto 10 vite. Kujtoni konsensusin edhe me ndërkombëtarët para zgjedhjeve të 2021, marrëveshje që Rama e shkërmoqi duke përdorur opozitën fasadë në parlament për të ndryshuar ligjin për koalicionet zgjedhore.

S’ka asnjë garanci tjetër që Rama nuk do të sillet po njësoj e nuk do të hedhë sërish në kosh edhe vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve.

Edhe reduktimi i kërkesës për komisione hetimore nga 8 në 2 nuk është dot një fitore e opozitës, aq më tepër kur ato do të funksionojnë me ligjin e ri që shumica ndryshoi në mënyrë të njëanshme.

Dakordësia e vulosur sot duket se është thjesht një mekanizëm që opozita t’i rikthehet parlamentit e të heqë dorë nga rruga radikale duke u dorëzuar përballë autokratit të Tiranës. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim ne lidhje me përfshirjen tashme të provuar të zotit Berisha ne aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Te gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës. Për lehtësi po ju japim vetëm ato data (faqe blloku) kur zoti Shkëlzen Berisha ka shkuar në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes për të takuar këtë të fundit. E kane futur ne byth te vet,salihu i nxorri bllof me shitjen qe i beri revolucionit,kur pa qe dhe shpellkaret e maloket e vet e braktisen.

  2. Kuptoni qe ky është krimi me i përbindshëm në demokraci i korrupsionit politik, kapjes se shtetit, rënies jo thjesht te sigurisë ne pune por te sigurisë kombëtare!

    Kur shoh gjelat politik te bëjnë gangsterin e përndjekur nga drejtësia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqën mundësinë te vinte ne jete;
    Nje pjese ju morren jetën, ate fëmije as e lane te vinte ne jete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *