• |
ide | kryesore

Pakti Rama-Berisha, reagon Basha: Revolucioni i premtuar, u shit!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së se vulës Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj miratimit të marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Në një takim me mbështetësit e PD në Kurbin, Basha tha se revolucioni i premtuar nga Rithemelimi u shit pasi bëhej fjalë vetëm për interesat personale të Berishës.

“Njëri prej të cilëve sot u njoftua që ka mbaruar hetimi dhe do komunikohen akuzat. Ndaj edhe Beqja me shokë do shkojë në burg se ka vjedhur. Këta do ngrenë komision për të hetuar se çfarë shkeljesh administrative ka bërë. Për këtë u shit revolucioni i premtuar. Ku është revolucioni? Ku është përmbysja e Ramës? Cila është fitorja që u shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do rrëzoje Edi Ramën”– tha Basha. Më tej ai tha se qëllimi i marrëveshjes së sotme është vijimi i marrëveshjes së 2008-ës mes Berishës dhe Ramës dhe mbajtja e mbyllur e listave të kandidatëve për deputetë.

“Nisesh për betejë personale dhe merr me vete të gjithë demokratët e ndershëm. Përpjekja për të korrigjuar ligjet e Edi Ramës. Ky ishte revolucioni? E kuptojnë gjithë se diku tjetër fle lepuri te marrëveshja famëkeqe e kushtetutës së deputeteve për të kontrolluar sistemin politik që ua ka lënë trashëgimi Ramiz Alia. Aty ka persona të katapultuar aty pa asnjë meritë që kanë frikë listat e hapura. Janë bërë bashkë për të bllokuar votën e emigrantëve”- deklaroi ndër të tjera Basha.



13 Comments

  1. Hahahahahahahaha, ka apo s’ka te drejte Lulushi?

    Po puna e komisarit ishte loja more, hahahahahahahahahaha

    1. Me lejen e Sales, te lutem shume. Tì’i themi gjerat siç jane. Lulushi çdo gje e ka bere me lejen e te Madhit. Nje gje beri kunder, se ja mblodhen rup sup amerikanet dhe Sala e boni lanet. Tani i shiti Gaz B. me lejen e Sales, pas Gazit gati radha, deri sa te marre fryme Sala ne kete dynja

          1. Faktet? Cilat fakte? Ato qe te dikton propaganda dhe urrejtja patologike rilindase kunder Saliut?

    1. O injorantet e Iapsit qe nuk keni argumente por vetem dini te ofendoni dhe mbroni Berishen qorrazi pavaresisht se te gjithe jeni te bindur qe njeriu qe po e rrenon PD eshte vetem nje njeri me emrin Sali Berisha. Ai per interesin e vet personal ben marrveshje me djallin jo me me Edi Ramen qe e ka njeriun e besuar te Ramiz Alise dhe Enver Hoxhes. Lulzim Basha eshte njeriu me i pafajshem ne kete histori.

      1. Cilat jane argumentat e tua?? Jeni hedh ne sulm se e ndjeni fundin, mbase jo nga Saliu, po nga ky popull qe po e varferoni cdo dite.

        1. Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim ne lidhje me përfshirjen tashme të provuar të zotit Berisha ne aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Te gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës. Për lehtësi po ju japim vetëm ato data (faqe blloku) kur zoti Shkëlzen Berisha ka shkuar në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes për të takuar këtë të fundit. Salihu ka 30 vjet qe e shet pd dhe kjo rithemelimi i revolucioni u shit per nje Byrektore

  2. Kuptoni qe ky është krimi me i përbindshëm në demokraci i korrupsionit politik, kapjes se shtetit, rënies jo thjesht te sigurisë ne pune por te sigurisë kombëtare!

    Kur shoh gjelat politik te bëjnë gangsterin e përndjekur nga drejtësia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqën mundësinë te vinte ne jete;
    Nje pjese ju morren jetën, ate fëmije as e lane te vinte ne jete!Revolucionaret e salihut po bejne orgji me shpellkaret per fitoren e arritur ne kuvend nga marveshja,te gjithe duke lepire kocken qe rama ja serviri.

    1. Po mire mo a nuk i beri listat ne mes te Nate’s me kunatin ky i ndershmi lulush ne 2017 ku hoqi Patozin,Topallin e plot te tjere? Ku ishte transparenca o trap? Edhe sikur kure mos fitoje opozita une kete e ca karabina pa shule qe na canin veshet neper emisione duke thene se kemi Ameriken,nuk duam nongraten,tani e te lepijne ate te Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *