• |
ide | kryesore

Truth Social, kompania meme si komardare shpëtimi për Trump

Arkiva, F1, Planet
Truth



Investitorët miratuan planet për të bërë publike (nxjerrë në bursë) platformën e mediave sociale Truth Social të Donald Trump të premten, duke i siguruar ish-Presidentit një pasuri prej 3 miliardë dollarësh.

Trump Media & Technology, firma që qëndron pas rrjetit të tij social Truth Social, ka shpenzuar vite duke luftuar për t’u futur në bursë.

Më në fund ia doli të premten në mëngjes, pas votimit të aksionerëve.

Aksionerët e Digital World Acquisition Corp., një kompani guackë e tregtuar publikisht (në bursë), miratuan të premten një marrëveshje për t’u bashkuar me biznesin mediatik të ish-Presidentit. Kjo do të thotë se Trump Media & Technology Group, produkti kryesor i të cilit është faqja e rrjeteve sociale Truth Social, së shpejti do të fillojë tregtimin në tregun e aksioneve Nasdaq.

Lexo më tej: Kush na mbron nga dhëndri i Trump? 

Ndërsa Trump Media ka vuajtur që nga lansimi i dobët i Truth Social, duke gjeneruar shitje prej vetëm rreth 5 milionë dollarë që nga viti 2021, mbështetësit e Trump u bashkuan për të blerë shumë aksione në Digital World. Aksionet janë rritur me rreth 145% që nga fillimi i vitit, duke rritur vlerën e firmës në rreth 6 miliardë dollarë.

Blerja e aksioneve nga mbështetës të Trump bëri që kur bashkimi i kompanive u hodh për votim të premten, rezultati doli pikërisht siç dëshironte Trump. Truth Social do të bashkohet me Digital World, dhe do të dalë në bursë. Trump kështu fiton miliarda.

Kompania tani do të tregtohet në bursë si Trump Media & Technology Group nën shenjën e aksioneve “DJT” – inicialet e Trump.

Përpara njoftimit, çmimi i aksioneve të Digital World ishte 44 dollarë, duke sugjeruar se kompania e re do të debutojë në bursë me një vlerë prej më shumë se 5 miliardë dollarë. Zotërimi i Trump në biznesin e sapo kombinuar renditet në 79 milionë aksione, duke e lënë atë me një shumë aksionesh prej rreth 3 miliardë dollarësh në letër. Ai nuk do të jetë në gjendje t’i arkëtojë menjëherë këto aksione, pasi aksionerët kryesorë të kompanisë nuk janë në gjendje të shesin aksione për gjashtë muaj pas bashkimit.

Lexo më tej: NYT: Kush qëndron pas investimit të dhëndrit të Trump në Shqipëri 

Dalja në bursë vjen në mes të një krizë financiare për Trump, i cili po konkurron të rimarrë presidencën nga Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit. Ai u urdhërua nga një gjykatës i Nju Jorkut muajin e kaluar që të paguajë 454 milionë dollarë pas një padie për “mashtrim civil”.

Nëse nuk paguan shifrën maramendëse, Trump rrezikon ti sekuestrohet pasuria. Kjo do ta gjymtonte rrugëtimin ish-Presidentin për tu rikthyer në detyrë, pasi as para për fushatën e tij nuk do të grumbullonte dot mjaftueshëm.

Digital World është parë gjithnjë e më shumë si një kompani meme, e nxitur nga memet e internetit. Memet janë postuar në rrjete sociale, duke përfshirë Truth Social, ku u bëhej thirrje investitorëve me pakicë që të blenin aksionet e saj.

Kompania guaskë njoftoi fillimisht planet për t’u kombinuar me firmën e mediave dixhitale të Trump në vitin 2021, por është përballur me një sërë pengesash ligjore.

Lexo më tej: Rreziku/ Si po planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump 

Kompanitë e blerjes për qëllime të veçanta, ose “Spacs”, të tilla si Digital World mbledhin para nga investitorët përmes ofertave publike fillestare, përpara se zakonisht të kërkojnë për një kompani që ta nxjerrin në bursë, çka do shtonte fitimet e tyre.

Sapo një “Spac” gjen dhe pajtohet me kushtet me një objektiv, ai thith biznesin dhe e fut atë në tregun e aksioneve (bursë), duke u mundësuar investitorëve në të dyja kompanitë të bëjnë një super përfitim. Sidoqoftë, nëse investitorët origjinalë të “Spac” nuk e pëlqejnë marrëveshjen, ata mund të tërheqin paratë e tyre.

Julian Klymochko, themelues dhe CEO i një fondi të fokusuar në “Spac” në  sektorin e teknologjive financiare, tha se rritja e çmimit të Digital World nuk ishte “për shkak të bazave të biznesit”. 

Rrjeti social Truth Social nuk është ngritur në një nivel të konsiderueshëm si biznes, tha Klymochko. “Në këtë pikë, është një kompani meme. Është me të vërtetë vetëm një mjet për të vënë bast mbi probabilitetin që Trump do të fitojë zgjedhjet.” 

Aksionet e Digital World u rritën me 88% më 22 janar, vuri në dukje ai, kur Ron DeSantis, guvernatori i Floridës, u largua nga gara e kandidatëve republikan për president.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. AI KARI TJETER ESHTE DUKE VDEKUR JO MBYTUR
    KETA RROTAT E KARIT FLASIN PER KOMARDARE SHPETINI

    JU QIFTE SORRRROSI FISIN KOLONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *