• |
ide | kryesore

E fundit/ Arrestohet socialisti Jorgo Goro, prangosen edhe 4 persona të tjerë

Lajme, Të fundit
Jorgo



Kryebashkiaku aktual i Himarës, Jorgo Goro është arrestuar. Mendohet se Goro është arrestuar për shpërdorim detyre me urdhër të SPAK. Ndaj Goros janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg.

Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. (dokumenti më poshtë)

Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i  dënuar së fundmi për shitblerje votash. Në pranga dyshohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.


14 Comments

  1. Atë dhjevsha -spakun-o zagare te qeverise si luani me popullin.Që ja denuam Bejlerin por arrestojme edhe keta qe jane ne pushtet.

  2. Si ka mundesi Ridhjerja asht e paster si akullore,..hahahaha…
    Keta paskan kene te gjithe HAJDUTA,bre!!??
    P.Arbnori I pat njofte tamam kur tha:” Keta nuk jane socialista,keta jane specialista “,per hajnine e tyne e kishte fjalen.
    Hahaha….

  3. Do vijë një ditë që do arrestohet Edi Rama dhe Berishistët do thonë “e ka urdhëruar Rama SPAKun të arrestojë Ramën”.

    Realiteti është, Rama bëri SPAKun, dhuratën më të madhe që ju jep Shqiptarëve – drejtësinë. Për këtë do mbetet në histori.

  4. Ne Jale ka nje tjeter afere korruptive. Ka vjedhur 10 mije metra toke shtet dhe private me keshillin bashkiak per tia dhene nje familje. E di i gjithe fshati , Pse nuk heton Spak\\\

  5. padinë e ka bërë Fredi Beleri dhe i përfoluri si blerës është Artan Gaçi, ish- deputet socialist, i cili për fatin e tij të keq, për shkak të kësaj xhungle në pronësinë në bregdetin shqiptar, e ka blerë tre herë atë copë toke, një herë nga ai që kishte certifikatën, që rezulton që e ka marrë me hile, një herë nga ai i vërteti, që nuk merrte dot certifikatën, dhe pastaj dhe nga qeveria shqiptare, në përpjekje për t’u bërë investitor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *