• |
ide | kryesore

Zjarr në klub nate në Stamboll, 29 të vdekur

Arkiva, Lajme, Të fundit
nate



Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur nga një zjarr që ra në një klub nate në Turqi. Ngjarja ra në klubin “Masquerade” në bodrumin e një ndërtese të lartë në Stamboll. Zjarri shpërtheu pak pas mesditës, tha guvernatori i Stambollit Davut Gül, duke shtuar se shkaku ishte i paqartë.

Gül tha se viktimat e zjarrit mendohet se kanë qenë punëtorë që po merreshin me rinovimin e tij. Për një numër personash, përfshirë menaxherin e klubit dhe një person përgjegjës për rinovimin janë lëshuar urdhër-arreste ndërsa hetimet vazhdojnë. 3 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për 2 të tjerë nuk ka konfirmim.

Numri i viktimave u rrit me shpejtësi gjatë gjithë pasdites, me zyrën e guvernatorit lëshuar një sërë përditësimesh. Kryetari i sapozgjedhur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha se ky klub nate nuk kishte aplikuar për lejen e duhur të ndërtimit.

“Nuk ka asnjë kërkesë për një rinovim apo ndërtim në vendin dhe pasi ishte dy kate më poshtë nga niveli i tokës, puna nuk ishte e dukshme” tha ai. Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij në rrjetet sociale për viktimat. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *