• |
ide | kryesore

Lizzo sqaron deklaratën e saj: Nuk do largohem nga muzika

Paparazzi, Slider



Lizzo ka sqaruar së fundmi deklaratën e saj duke thënë se nuk ka ndërmend të heq dorë nga muzika.

 “Doja ta bëja këtë video sepse thjesht më duhet ta bëj të qartë se kur them ‘heq dorë’, dua të them që nuk i kushtoj më rëndësi energjisë negative”, u shpreg artistja.
 “Ajo që nuk do të heq  dorë është gëzimi në jetë, që është të bësh muzikë dhe të lidhesh me njerëzit. Dhe e di që nuk jam vetëm. Në asnjë mënyrë, nuk jam i vetmi person që e përjetoj atë negativitet më të lartë se pozitivitetin”, shtoi ajo.

“Nëse mund t’i jap vetëm një personi frymëzim ose motivim që të qëndrojë në këmbë për veten e tij dhe të mos lejoj që njerëzit negativë dhe komentet negative të fitojnë, atëherë unë kam bërë më shumë sesa mund të kisha shpresuar ndonjëherë”.

Lizzo e përfundoi mesazhin e saj: “Do të vazhdoj të eci përpara dhe të vazhdoj duke qenë unë”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *