• |
ide | kryesore

Zbulohet si qëndron e vërteta e shtatzënisë së Kylie Jenner

Arkiva



Kylie Jenner është përfolur së fundmi për një shtatzëni të mundshme me Timothée Chalamet. Aludimet u nxitën akoma më tepër kur komediani amerikan, Daniel Rosh, deklaroi në podcast-in “Tosh Show”, se një punonjës marketi në Los Angeles i kishte treguar një detaj interesant për këtë temë.

“Shkova te një market në Malibu dhe teksa po flisja me punonjësin, ai më tregoi se Kardashians kishin xhiruar aty, duke prenotuar marketin që të dukej sikur ishin duke bërë blerje. Më tej punonjësi i kishte treguar se në një nga sekuencat Kylie zbulon se po pret një fëmijë nga Timothée Chalamet”, shpjegoi Rosh.

Megjithatë, komediani pranoi se nuk e di sa i vërtetë është ky informacion. Burime pranë Kylie Jenner, zbuluan për TMZ se ky lajm është plotësisht i pavërtetë dhe se Daniel ka përdorur emrin e sipërmarrëses për të marrë vëmendje.

Thashethemet për një romancë mes aktorit dhe Kylie  filluan të vërtiteshin  në fillim të prillit pasi burimet i thanë llogarisë në Instagram Deuxmoi se ata po shiheshin me njëri-tjetrin, me një informator që pretendonte se romanca kishte vazhduar që në janar, kur dyshja u pa duke biseduar në Javën e Modës në Paris./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *