• |
ide | kryesore

Shitet katalogu muzikor i grupit “Kiss”

Paparazzi, Slider



Grupi i hard rock-ut “Kiss” ka shitur katalogun e tij të këngëve tek një investitor suedez i muzikës për një shifër që mendohet të jetë mbi 300 milionë dollarë.

“Pophouse Entertainment” me bazë në Stokholm bleu gjithashtu markën, ngjashmërinë dhe pronësinë intelektuale të grupit. Shitja shënon tërheqjen e grupit nga performancat live në turneun e tyre Botëror “End of the Road”, shkruan BBC.

Edhe pse detajet e marrëveshjes  nuk janë zbuluar, kuptohet se është e ngjashme me atë të grupit britanik “Genesis”, por më pak se shitja e katalogut të punës së Michael Jackson 600 milionë dollarë (552 milionë euro).

Megjithatë “Pophouse” do të zotërojë jo vetëm të drejtat për muzikën, por të gjithë markën “Kiss”, duke përfshirë shitjet e pronësisë intelektuale, të cilat do t’i lejojnë firmës suedeze të gjenerojë përmbajtje të ardhshme të gjeneruar nga AI.

Kompania, e cila më parë bashkëpunoi me “Kiss” në një projekt ‘avatar dixhital’ në dhjetor të vitit të kaluar, prodhoi gjithashtu koncertet ‘Abba Voyage’ bazuar në një parim të ngjashëm.

“Kiss” u themelua në vitin 1973 nga këngëtarët kryesorë Paul Stanley dhe Gene Simmons. Grupi, i cili përfshinte gjithashtu Ace Frehley dhe Peter Criss, u bë i njohur për bojën e tyre ikonike të fytyrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *