• |
ide | kryesore

Camila Cabello zbulon arsyen pse u largua nga “Fifth Harmony”

Paparazzi, Slider



Camila Cabello mendon se ia vlente largimi nga Fifth Harmony.

Mes lajmeve se grupi i vajzave mund të ribashkohet, këngëtarja u shfaq në episodin e së mërkurës në podkastin “Call Her Daddy” dhe zbuloi se u largua nga grupi për t’u fokusuar në një karrierë solo dhe shkrimin e këngëve.

“Fillova të distancohesha nga vizioni i grupit. Ato ishin ende shumë të pasionuara por unë isha thjesht si: “Nuk jam më e lumtur këtu” i shpjegoi këngëtarja prezantueses, Alex Cooper.

Ndërsa fillimisht mendonte se do të shkruante për artistë të tjerë, Cabello tha se përfundimisht ndryshoi mendje dhe donte të shkruante dhe interpretonte tekstet e saj. Pas largimit nga Fifth Harmony, ajo vazhdoi të ketë disa hite në Top 10, duke përfshirë “Havana” dhe “Never Be The Same” të vitit 2017 dhe “Señorita” të vitit 2019, të cilën e këndoi me ish-in e saj, Shawn Mendes.

Intervista e krijueses së hitit “Havana” u publikua disa ditë pasi një burim i brendshëm zbuloi për Page Six se grupi është në bisedime për t’u ribashkuar me të pesta anëtaret. Ribashkimi pritet t’u sjellë fansave një këngë të re Fifth Harmony dhe nuk do të ndërhyjë në projektet e ardhshme të Cabello ose Normani./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *