• |
ide | kryesore

Përdorte nipin për klikime në TikTok, gjykata lë në burg gjyshen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës. Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e Tik-Tikut kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë.

Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut, për disa video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10 vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *