• |
ide | kryesore

“Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vërë çadrën”, reagon Olta Xhaçka: Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një fjali e shprehur në intervistën në Top Channel nga ish-ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi reagime të shumta.

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u fliste për investimit e bashkëshortit të saj në Himarë.

Sot në një intervistë për Report TV, Xhaçka tha se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.

“Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet.

Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti.

I kanë dhënë konotacion krahinor, është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit.

Që ti japësh konotacione krahinore, absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë.

Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti” tha Xhaçka.



10 Comments

  1. Nuk na tha rilindsja, se me c ‘ kuptim e tha. Jo per gje, po nuk more vesh asnje gje nga gjithe logoreja e sqarimit. Nuk lahet m… me sh…. Keta mavite e kane ne gen genjeshtren.

  2. Keto,pra socialistet,jane RRACISTE TE EXTREMIT.Jo vetem tashti me lal hajdutin qe i quajti verioret SHPELLAR,por qe ne kohen Hitenverit.Ai, si dhe k’to sot nuk i ka dashte verioret.Kujtohej ndonje here per ndonje feste me ba foto me malesoret vetem per propagande.Vetem Ramis Aline e ka mbeshtete sepse ishte KOKRRA E SERVILIT.

  3. Harron kjo se na ka ardhur familja e saj. Për këtë dhe të gjithë rilandasit që sillen sikur janë kushedi kush janë ata që baballarët e tyre kanë qenë të gjithë veçse shërbëtorë e zanataxhinj të rëndomtë që po të mos ishte PP do ishin të tillë dhe tani!!

  4. Mbrojtja e Xhackes ne Parlament:

    Burri im e kishte ender ttendertonte nje resort.

    Pas kesaj, deputetet u mallengjyen dhe ju duk nje mbrojtje e ligjshme.

    Kush po can bythen per Ligjin, kur SPAK fle gjume.

  5. Leonard Kadrimi, i akuzuar se bashkë me disa persona të tjerë, kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.

    Kadrimi është bashkëshorti i Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun ne PD-në e Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *