• |
ide | kryesore

Kroos, gjeniu i asisteve që fsheh një sekret: një video zbulon si i ndihmon gjermani shokët e tij

Sport, Video
Kroos


Që Toni Kroos është një nga mesfushorët më të fortë në historinë e fundit të futbollit, nuk u zbulua sigurisht dje gjatë Bayern-Real. Por një video që qarkullon në rrjetet sociale e tregon edhe më shumë gjenialitetin e tij. Me një gjest të vogël, gjermani i ndihmon shokët e skuadrës të kuptojnë se ku do të shkojë topi.

ASISTI GJENIAL PËR VINICIUS

Dje në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në një ndeshje ku yjet bënë diferencën. Los Blancos kaluan menjëherë në epërsi përmes Vinicius Jr., më pas bavarezët barazuan falë një aksioni individual të Sané dhe kaluan në avantazh me penalltinë e Kane. Në fund, Vincius Jr. barazoi sërish rezultatin po me penallti. Por protagonist i mbrëmjes ishte padyshim Toni Kroos, i cili i magjepsi të gjithë me asistin për golin e parë. Një vertikalizim i përsosur që shpoi prapavijën e gjermanëve dhe lejoi që Los Blancos të kalonin për momentin në epërsi.

GJESTI I KROOS NJË ÇAST PARA PASIMIT

Në fillim të aksionit, sulmuesi brazilian shihet duke vrapuar drejt shokut të tij të skuadrës, por më pas befas bën një kthesë në formën U, duke djegur Kim në sprint, për golin e 1-0. Një video tregon se lëvizja e Vinicius Jr është sugjeruar nga vetë Kroos, i cili me një gjest të vogël të dorës tregon se ku do të përfundonte topi. Një gjest tinzar, thuajse i padukshëm, të cilin megjithatë shokët e skuadrës e njohin mirë, duke qenë një veçanti e mesfushorit gjerman.

Kroos, i cili sugjeron me gishtin e tij tregues se ku do të përfundojë asistimi i tij, tifozët kanë mundur ta admirojnë edhe në një El Clasico në vitin 2020 dhe së fundmi në një miqësore verore kundër Juventus, pas të cilit Bellingham i ekzaltuar duartrokiti gjestin teknik të shokut të skuadrës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *