• |
ide | kryesore

Operacion antidrogë gjatë natës në Viçenca, mes të arrestuarve, shqiptarë e italianë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Operacion antidrogë gjatë natës në Viçenca, mes të arrestuarve, shqiptarë e italianë



Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidroge gjatë natës së 2 majit në zona të ndryshme në provincën e Viçencës, për të zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës ndaj pesë personave, shqiptarë e italianë. Hetimi i nisur në muajt e parë të vitit 2022, ka çuar sot në ekzekutimin e masave shtrënguese në burg për shqiptarët K.B., B.D., banues në Schio, dhe M.A., banues në Thiene.

Po ashtu u ekzekutua edhe masa për detyrim paraqitje për shqiptarin M.K., dhe një italian me precedent të mëparshëm penal. Gjatë operacioneve policore, u sekuestruan gjithsej 453 gramë marijuanë, telefona celularë, materiale ambalazhimi dhe mjete prerëse.

Shqiptari me iniciale B.D., banues në Thiene, u kap në flagrancë 135 gramë marijuanë. Po ashtu, M.A., dhe M.R., të dy shqiptarë, dhe një italian, B.D., u liruan me kusht për bashkëpunim në posedim të paligjshëm të mbi 300 gram marijuanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *