• |
ide | kryesore

Dua Lipa publikon albumin e ri ‘Radical Optimism’

Paparazzi, Slider


Dua Lipa ka publikuar albumin e saj të tretë, Radical Optimism. Me 11 këngë, ky është albumi i saj i parë i plotë në katër vjet që nga Future Nostalgia e cila u publikua në vitin 2020.

Këngëtarja publikoi këngën kryesore të albumit, Houdini, në nëntor të vitit të kaluar. Gjithashtu dy këngë të tjera, Training Season dhe Illusion, u publikuannë shkurt dhe prill të 2024.

Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që rezonoi me mua dhe u bëra më kurioze ndërsa fillova ta përfshija në jetën time”, tregoi artistja.

Ajo vijoi: “Më goditi – ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”.

Këto janë titujt e këngëve nga albumi “Radical Optimism”:

1-End of an Era
2-Houdini
3-Training Season
4-These Walls
5-Watcha Doing
6-French Exit
7-Illusion
8-Falling Forever
9-Anything for Love
10-Maria
11-Happy for You


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *