• |
ide | kryesore

Kërkesa e Dumanit për prokurorët/ Manja: Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ai u pyet për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.

Manja: Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegësh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit.

Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë e Apelit. Prokurorët e SPAK do t’u duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.

Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet më të gjerë se mazhoranca”.

Kujtojmë se një muaj më parë, kreu i SPAK gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kërkoi mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të SPAK për një mandat të dytë.

“Statusi aktualisht parashikon që prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funksionin. Për shkak të ndryshimit të hartës një pjesë e këtyre prokurorive nuk ekzistojnë. Adnani nuk di ku të shkojë se është shkrirë prokuroria e krimeve të rënda.

Është investuar aq shumë për ngritjen e tyre profesionale jo vetëm nga shteti por dhe ndërkombëtarët. Këta janë aset. Nuk kemi luksin ti çojmë në një vend tjetër. Nuk kemi aq burime njerëzore, e të kualifikuar dhe me integritet sa të plotësojmë boshllëqet e krijuara. Rivlerësim dhe dhënie mundësie për të kandiduar. Do të thotë unë si Altin Dumani do të vij të konkurroj. Nuk thashë të emërohet automatikisht”, tha Dumani më 4 prill para KLP.


2 Comments

  1. Ky vemja e konsideron veten si ne shtepine e tij njelloj si Taku ka qen nje prokuror I rendomt qe e ka joshur politika e mavijes per te grabitur shqiptaret! Se shpejti kohe te veshtira do te vijne per ty dhe mavijen Edvin! Ju nuk keni bere korrupsion ,por keni zhvatur shqiptaret dhe fundi juaj do te jete shume me tragjik se I Salehut qe ju mban ju ne pushtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *