• |
ide | kryesore

Ukraina: Kemi shkatërruar raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve (VIDEO)

Arkiva, Planet, Të fundit



Raketa TOS-1A LANSER njoftohet se është shkatërruar nga Ukraina. Kjo raketë quhet shpesh si një flakëhedhëse e rëndë, kjo për shkak të municionit specifik termobarik që lëshon, i cili është efektiv kundër pozicioneve mbrojtëse të vështira për t’u fortifikuar.

“Luftëtarët nga Brigada e 93-të e Mekanizuar shkatërruan një tjetër flakëhedhës të rëndë rus TOS-1A Solntsepyok duke përdorur një dron të shikimit të natës FPV”, thuhet në mesazhin në platformën X.

Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku ka ndodhur sulmi i forcave ukrainase ndaj atyre ruse. Vlera e një sistemi të tillë llogaritet të jetë deri në 6.5 milionë dollarë. Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *