• |
ide | kryesore

Greqia mbyll për turistët një nga plazhet më të bukura në botë

Arkiva, Lapsi Leaks
Navagio



Dëshira për ta mbrojtur do të shndërrojë në një mollë të ndaluar “Navagio-n”, i cilësuar si një ndër plazhet më të bukur në Greqi dhe në botë. Ai nuk do të mund të vizitohetgjatë sezoninit veror të këtij viti nga pushuesit dhe turistët.

Edhe pse gjiri i vogël në ishullin e famshëm të Zakynthos është shndërruar në një nga destinacionet më të vizituara helene për shkak edhe të anijes së mbytur në 1980, “Panagiotis”, që gjendet në breg, autoritetet i kanë vendosur “kyçin”.

Plazhi i njohur edhe si “Limani i kontrabandistëve”, ku shihen në pëllëmbë të dorës ishujt e detit Jon, do të qëndrojë i mbyllur me vendim të katër ministrive, përkatësisht asaj për Mbrojtjen e Qytetarëve, ministrisë së Politikave Detare dhe Ishujve, ministrisë së Turizmit dhe Krizave Klimatike, e asaj të Mbrojtjes Civile.

Vendimi është marrë pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve vendore dhe garancive për bërjen të aksesueshme të anijes së mbytur, e cila dyshohet se kryente kontrabandë cigaresh dhe alkooli nga ish-Jugosllavia.

Turistëve dhe pushuesve vendas nuk do tu lejohet qarkullimi dhe afrimi, apo ankorimi i varkave dhe as noti i atyre që ndodhen në bord kudo në gji, konkretisht në zonën detare brenda vijës imagjinare, që bashkon dy skajet (verior dhe jugor) të gjirit.

Përsa i përket rrafshnaltës ndalohet hyrja e vizitorëve, me një kufi ndalimi 10 metra nga buza e shpatit ranor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *