• |
ide | kryesore

Dule: Vizita e Ramës në Athinë, një provokim. Mitsotakis u tregua realist

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte kët ëtë entje i ftuar në një intervistë për Euroneës Albania ku tha se vizita e kryeministrit Ramë në Athinë do ishte mirë të evitohej.

Ai e quajti një qendrim të drejt e realist, qëndrimin e kryeministrit grek Mitsotakis, pasi sipas tij Rama nuk ka çfarë t’u ofrojë në këto momente emigrantëve grekë.

“Duhet të evitohej, zotit Rama i pëlqen së fundmi të përdori praktikat më të mira europiane, ato tregojnë në mënyrë të padiskutueshme se evitohen vizita të tilla, ku vendet janë në fazën përfundimtare të proceseve zgjedhore. Unë mund t’ju them se ka pasur raste si Gjermania, Holanda, që në të shkuarën kanë ndaluar aktivitete të presidentit turk Erdogan para fushatave zgjedhore. Por mesa duket vizita e zotit Rama do të zhvillohet.

Greqia është është në 24 vendet me demokraci të plotë në botë dhe nuk mund të ndalojë asnjë aktivitet, megjithatë qendrimi i kryeministrit Mitsotakis ishte dometyhënës. Ai shumë realist tha që ëhstë një vizitë private që nuk organizohet nga Greqia dhe nuk mund ta ndalojë.

Tha se ishte e panevojshme, pasi ka tensione mes dy vendeve për çështjen e burgosjes së çeshtjes së “Belerit”, e cila nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhenien mes dy vendeve, por për demokracinë e Shqipërisë. Nëse do të kishim një qendrim realist të kryeministrit Rama, ai do e shtynte datën e takimit, pasi në këto momente ai nuk ka çfarë t’u ofrojë emigrantëve në Athinë”, tha Dule.



1 Comment

  1. ky dhjak i lodhur asgjeberes qe dendet me parate e shqiptareve per te cilet as qe do t’ja dije, me nje parti fantazme qe teorikisht lufton per te drejtat e njeriut por oraktikisht eshte per te drejtat e minoritetit.
    Nje akrobat i lidhur/dashuruar me karrigen …njerez qe si ka thene askush puna e mbare…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *