• |
ide | kryesore

Selena Gomez dhe Benny Blanco drejt altarit?

Paparazzi, Slider


Selena Gomez e ka deklaruar hapur dashurinë për të dashurin e saj Benny Blanco në rrjetet sociale. Dyshja kanë folur shpesh për marrëdhënien e tyre dhe thuhet se tani kanë plane për t’u martuar.

Burimi anonim tha për Us Weekly se Selena mendon se Benny është i duhuri, pasi ai e bën të ndihet e sigurt dhe e lumtur. “Ata të dy mendojnë se kanë gjetur personin me të cilin secili do të jetë përgjithmonë”. Burimi shtoi se të dy ata e kanë diskutuar martesën dhe nisjen e një familjeje.

“Ata kanë folur për martesën, për të pasur fëmijë dhe janë në të njëjtën mendje”, u shpreh ai , ndërsa zbuloi se Selena, e cila jeton në Kaliforni, po mendon të zhvendoset në New York, pranë producentit.

Javën e kaluar, Blanco foli për WSJ dhe ybuloi se ai gradualisht ra në dashuri me Selena-n. Artisti shtoi se ata kanë qenë miq prej një dekade. “Është çmenduri se si partneri yt mund të jetë para syve të tu për një kohë shumë të gjatë dhe ti as nuk e vë re”, tha Benny dhe vijoi: “ Kam rënë në dashuri’”.

Përpara se të lidhej me Blanco-n,  artistja u pa me Drew Taggart të The Chansmokers në janar të këtij viti. Ajo ishte me The Weeknd nga janari  deri në tetor 2017 ndërsa më parë u takua me Justin Bieber për tetë vjet. Ata u ndanë për herë të fundit në mars 2018, vetëm disa muaj para se ai të martohej me Hailey Bieber./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *