• |
ide | kryesore

Pritet dëshmia për ndërhyrjet në TIMS, Balla rri në korridor

Arkiva, Lajme, Të fundit


Komisioni për ndërhyrjet në sistemin TIMS pret të dëgjojë sot dëshminë e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Por rreth 15 minuta pas nisjes së mbledhjes u bë publike një kërkesë e tij për të dëshmuar pa praninë e medias, një kërkesë që nuk është marrë parasysh nga kreu i komisionit, Ervin Salianji.

Por Balla pret që deputetët e Partisë Socialiste të vendosin që mbledhja të zhvillohet pa media dhe për këtë nuk është futur në sallën ku zhvillohet mbledhja, por ka qëndruar në korridoret e kryesisë së kuvendit.

Balla dëshmon në Komisionin hetimor parlamentar për ndërhyrjet në sistemin TIMS pasi foli garant se asnjë ndërhyrje nuk ishte bërë në këtë komision, ende pa nisur hetimet prokuroria. Por pas hetimeve, Drejtori i Teknologjisë në Ministrinë e Brendshme, Ervin Muça u arrestua, ndërsa skandali u konfirmua nga verifikimet që kanë bërë prokurorët në sistemet e sigurisë të policisë.

Për seancën e sotme në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” është dakordësuar më herët të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Në shkresën e Ballës për komisionin, thuhet se informacionet që ai disponon për këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP) për ta dëgjuar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *