• |
ide | kryesore

Sensacionale, klubet e Premier League do të votojnë për të eliminuar VAR nga sezoni 2024/25

F1, Sport
VAR


Në Asamblenë e përgjithshme vjetore, që do të mbahet muajin e ardhshëm, klubet e Premier League do të votojnë për një propozim për të hequr VAR duke filluar nga sezoni i ardhshëm. I përdorur në Angli që nga viti 2019, teknologjia shpesh ka ngritur dyshime tek ekspertët dhe tifozët anglezë. Sezoni që është duke përfunduar ka qenë plot me disa episode të diskutueshme, të cilat kanë çuar, sipas The Athletic, në një rezolutë që u prezantua zyrtarisht në Premier League nga Ëolverhampton, duke kërkuar heqjen e Video assistence referee.

Votimi do të bëhet në takimin në Harrogate më 6 qershor. Një zëdhënës i Premier League tha: “Premier League mund të konfirmojë se do të lehtësojë një diskutim mbi VAR me klubet tona në Asamblenë e përgjithshme vjetore të muajit të ardhshëm. Klubet kanë të drejtë të paraqesin propozime në mbledhjet e aksionerëve dhe ne i njohim shqetësimet dhe çështjet që lidhen me përdorimin e VAR. Vendimi për ta përfshirë është marrë me mirëbesim dhe në interes të futbollit dhe Premier League. Por pasojat e shumta negative të pa parashikuara po dëmtojnë marrëdhënien mes tifozëve dhe futbollit, duke minuar vlerën e markës sonë”.

Lexo më tejVendim i bujshëm në Suedi: klubet votojnë e i thonë lamtumirë VAR

Klubet kanë të drejtën kushtetuese të propozojnë ndryshime në rregullore, me çdo propozim që kërkon një shumicë prej dy të tretash (14-6) për tu aprovuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *