• |
ide | kryesore

Video/ Vlahovic i dhuron Juventus Kupën e Italisë: penallti e padhënë e goli i anuluar tërbojnë Allegrin

F1, Sport, Video
Vlahovic


Juventus fiton Kupën e Italisë 2023/24, e 15 në historinë e saj dhe e pesta me teknikun Max Allegri në pankinë. Bardhezinjtë mundën 1-0 Atalantën në finalen e Romës falë golit të Dusan Vlahovic pas vetëm 4′. Serbi vendosi efektivisht një ndeshje shumë intensive dhe të ekuilibruar për të gjithë të 90 minutat. Allegri-bis, nëse vërtet do të jetë lamtumirë, përfundon me një trofe. Gasperini, pasi humbi finalen e tretë, do të ketë shansin ta kompensojë pikërisht pas një jave, në aktin e fundit të Europa League.

Juventus e mbyll me trofe. Pas kualifikimit në Champions League bardhezinjtë fituan edhe Kupën e Italisë, duke thyer Atalantën. Njeriu që vendosi ndeshjen ishte Vlahovic, i cili shënoi pas 4 minutash, duke përfituar nga një asist i Cambiaso. I njëjti skenar u përsërit në minutën e 72′, por goli u anulua nga VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje të sulmuesit serb. Një pozicion jashtë loje milimetrik, që nervozoi pankinën bardhezi, duke qenë se erdhi pas një penalltie të padhënë, për faullin ndaj Vlahovic. Allegri u tërbua në minutat e fundit, për një mungesë ndërhyrje të arbitrit Marseca pas një faulli ndaj Danilos, duke lejuar aksionin të vazhdonte me Perin që bëri ndërhyrjen vendimtare e të vetmen të vërtetë në ndeshje.

Lexo më tej: Juventus zgjedh trajnerin e ri: akord dy vjeçar prej 3,5 milionë euro me Thiago Motta

Allegri flaku xhaketën dhe zbërtheu këmishën, duke bërtitur me tone të larta ndaj arbitrit që e përjashtoi. Në bilanc duhen futur edhe shtylla e Lookman dhe traversa e Miretti. Në fund, Juventus feston trofeun e 15 në histori dhe fundin e një trevjecari pa suksese.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *