• |
ide | kryesore

Gërvalla mesazh Këshillit të Europës: Përmbushni detyrimet!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media të mbajtur pas njoftimit se qeveria ka përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, tha se zotimi i Prishtinës është serioz.

Ajo shtoi se Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësimin në Këshillin e Europës, ndërsa tha se Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zotimi ynë në letër drejtuar Këshillit të Evropës është serioz dhe i sinqertë. Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushje e zotimeve tona kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbush pjesën e vetë të detyrimit dhe ta ftoj Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës si vendit të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur këto kushte. Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ajo.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *