• |
ide | kryesore

Gërvalla për propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Lajme, Të fundit



Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama. E ftuar në “Top Story” në Top Channel, ajo tha se para se të japë rekomandime për ndërkombëtarët Rama dhe çdokush tjetër në Shqipëri duhet të konsultohet me politikanët e miqtë nga Kosova.

“Unë nuk kam motër, ashtu si Kosova dhe Shqipëria, do të mendohesha mirë para se të jepja këshilla. Kosova nuk ka partnerë më të afërt se sa Shqipëria. Është e vështirë të pranosh që kryeministri shqiptar mendon ndonjëherë ndoshta edhe më mirë se sa përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisë së Kosovës. Kosova ka dëshmuar ditën e dielë që është përgjegjëse të mbrojë sovranitetin e saj në çdo cep. Kryeministri shqiptar apo kushdo tjetër në Shqipëri para se të japë rekomandime që i drejtohen botës, duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur, nuk kemi pasur kontakt lidhur me këtë ”, u shpreh Gërvalla.



6 Comments

  1. Që edi rama eshte nje njeri qe nuk ja ka idenë politikes se jashtme kjo tashmë dihet.
    Jo se ate te brendeshmen e ka ndritur po hajt ma.
    Ky njeri vuan nga megalomania dhe protagonizmi. Dhe kete e tregon më së miri ne dekleratat qe bën.
    Personalisht me shqeteson diçka tjeter.
    Ato VIP-at kurva qe shfaqeshin ne spote ne favor te kurvës veliaj gjatë fushatë zgjedhore ku janë.
    Pse nuk bahen te gjallë ????.

    Apo ne ketë rast nuk paguhen per te thenë dy fjalë ne mbrojtje te kosovës.
    Sa keq.
    Sa turp per keta “VIP-a” qe ne fakt vetem turp nuk kanë.

    1. motra, mos u lodh shume se jap pak si teper, dhe ske takat 😉
      te sugjeroj te flasesh me motren aty afer, kusari lila, qe para se te flasi ne tel me SERB QE SULMOJNE ME ARME KOSOVEN, dhe te OFENDOJE PATYRPESISHT VETERANET E UCK, te flasi me ty njehere
      fshatare marksiste, qe kerceni perpjete si pleshta sa here shikoni rezatimin e kultures
      injorante

  2. lideer global nuk mund te konsultohet ose skenderbeu spiropalit .
    rama argat i sororis , antishqipar e pervers.

  3. Lideri Global ben nje budallallik pas tjetrit , por edhe kosovaret mos na japin mend se pazaret me Radojcicin e bejne vete dhe me pas i quajne gabimet e te tjereve..VK

  4. si mund te keshillohet Edi Rama me nje tufe injorantesh te vetvendosjes moj debile ? Edi Rama eshte nje politikan dhe diplomat i nivelit te larte dhe smerret me plera si ju dhe Salih kurva

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *