• |
ide | kryesore

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: I padrejtë, dëmton ekonominë

Lajme, Të fundit



Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjate fjalës së saj nga foltorja në seancën e sotme në Kuvendit ka folur për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku u shpreh se taksimi për profesionet e lira është i padrejtë ndërsa shtoi se dëmton ekonominë dhe gjobit njerëzit e punës.

Ajo më tej foli edhe në lidhje me deklaratat e ministrit të Financave, Ervin Mete, në seancën e së hënës, duke thënë se krahasimi që u bëri profesionistëve të lirë me banka, është i gabuar. Deputetja demokrate shtoi se ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë.

“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. GJK njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.

Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e financave, të flasë për ekonominë. Ata kopukët tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.

Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej 510 mln euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit.

Taksa e profesioneve të lira, e pandershme, e dëmshme për ekonominë, gjobit punën dhe nga ana tjetër, fondet e buxhetit shtetit shkojnë në drejtim të paditur, sot do të jetë një taksë shtesë mbi njerëzit e punës. Nuk ka shtet pa taksa, dhe ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë”, tha Tabaku.



3 Comments

  1. Kur shof ndonjë shkrim/reagim të kësaj stil “mka çu nana mr la gojën”
    Më kujtohet ajo vajza e tik tokut,Kicja,që thotë:”Ça thotë more Zot i madh,se nuk i jap dot shpjegim”
    Çfarë derexheje

    1. Nwse nuk ngrihen ne proteste vet kjo kategori, politika dhe media don vetem lloqe. Ata duhet te lejne zyrat dhe ti zen prite deputetve qe jan ber ushtar

  2. Kjo gjiza per çdo dite ben konsultime te zyra e Lulzim Braves,thua diskutojne per henen,marsin apo 7×7 ?!?
    Ti joride je nje asgje,si puna jote edhe 300 vjet rri rama ne qeveri,ti bashkpunon me te,mbase shkesi eshte brava,leri ndjenjat menjane e ktheju opozitarizmit se eshte mundi e gjaku i Demokrateve ai mandat qe ke nuk ke ardhur me qofte e hajdutin e kopshteve e çerdheve te tiranes shitesin pellumb seferi !!!!Shurranjose,futi nje te zgerdhier me Spirropalin !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *