• |
ide | kryesore

Gjendet pas 26 vitesh në bodrumin e fqinjit algjeriani i zhdukur

Arkiva, Lajme, Lapsi Leaks
26


Një burrë është gjetur i gjallë në bodrumin e fqinjit të tij pasi u zhduk rreth 26 vjet më parë. Omar bin Omran u zhduk nga Djelfa, në Algjeri, gjatë luftës civile algjeriane në vitet 1990, kur ai ishte në moshën e adoleshencës.

Tashmë në moshën 45-vjeçare, Bin Omran u zbulua vetëm 200 metra larg vendit ku ai u rrit. Lajmin e jep BBC që citon zyrtarët që kishin arrestuar një 61-vjeçar të dyshuar se e mbante atë të burgosur. Zhdukja e Bin Omran ndodhi në mes të një konflikti 10-vjeçar midis qeverisë së Algjerisë dhe grupeve islamike.

Familja e tij kishte frikë se ai ishte mesin rreth 200 mijë të vrarëve ose rreth 20 mijë të rrëmbyerve, gjatë trazirave. Por ai u gjet i fshehur në një bodrum poshtë vathës së kafshëve më 12 maj. Zyra e prokurorit publik u informua nga një ankesë anonime.

“Pas këtij raporti, prokurori i përgjithshëm urdhëroi xhandarmërinë kombëtare të hapte një hetim të thelluar dhe oficerët shkuan në shtëpinë në fjalë. Më 12 maj, në orën 20:00 me orën lokale, ata gjetën Omar bin Omran, 45 vjeç, në bodrumin e fqinjit të tij, 61 vjeç” – tha një zyrtar.

I dyshuari thuhet se ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar dhe arrestuar. Ministria tha se hetimi ishte ende në vijim dhe Bin Omran ishte në marrjen e kujdesit mjekësor dhe psikologjik.

Një zëdhënës e përshkroi krimin si “të urryer”. Bin Omran u tha shpëtimtarëve të tij se kishte raste kur kishte parë familjen e tij nga “burgu i tij”, por pretendoi se nuk kishte qenë në gjendje të thërriste për ndihmë “për shkak të një magjie” që i kishte bërë rrëmbyesi. Nëna e tij vdiq në vitin 2013. ©BBC, LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *