• |
ide | kryesore

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Tiranë. Kujtojmë se 49-vjeçari Albert Pulake (Ostreni) pas një sherri banal plagosi me armë zjarri fqinjin e tij.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi Fatmir Gega i cili e kishte strehuar në  banesën e tij.

Policia Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fresku”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Vihet në pranga 49-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, mbrëmjen e datës 23.08.2022.

Në pranga dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetase tjetër, të dy për përkrahje të autorit të krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *