• |
ide | kryesore

Plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar në Shijak, arrestohet i riu

Lajme, Të fundit



Është arrestuar nga policia i riu Kledi Çyrbja. 18-vjeçari, mesditën e kësaj të shtune, plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin Saimir Bega. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 13:20 në Shijak. Sipas policisë erdhi si pasojë e një konflikti të çastit.

I plagosuri, 30-vjeçari Saimir Bega u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 18-vjeçari u largua në vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak kohë më pas.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e sotme, për plagosjen me armë zjarri të një 30-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, është vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi K. Ç., 18 vjeç.



2 Comments

  1. Edhe plagosi edhe e arrestuan pas vizites se ministrit o Lapsi????

    Ku i keni ato komentet plot ironi si Duçja??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *