• |
ide | kryesore

Tregu i kumarit/ Vis Martinaj dhe Ben Ndoka u përplasën me Durim Bamin dhe Leonard Dukën

Arkiva, Kryesore, Lajme


Dosja e SPAK që zbardh përgjimet e SKY ECC hedhur dritë për herë të parë në luftën e nëndheshme mes bandave për kontrollin e lojërave të fatit, që dolën jashtë ligjit në vitin 2018. Me vendim të shumicës socialiste, kumari u ndalua, por ajo që ndodhi në të vërtetë ishte nisja e një lufte mes emrave më të njohur të krimit për kontrollin e tregut me vlerë disa qindra miliona dollarë.

Për herë të parë, prokurorët e SPAK kanë mundur të krijojnë një panoramë se si u ndanë të fortët e Vlorës, Tiranës, Durrësit, Krujës, Lezhës dhe Shkodrës në përpjekje për të sunduar tregun e bixhozit. Kështu në dosjen e SPAK janë përgjimet e SKY ECC që zbulojnë aleancën mes dy grupeve të mëdha.

Në aleancën e parë ishte mes bosit më të madh të kumarit, që kishte trashëguar para dhe eksperiencë gjatë qeverisjes së PD para 2013, Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arbën Ndokës, me reputacion në Lezhë për kontrollin që kishte mbi institucionet shtetërore të qarkut edhe pas dorëheqjes si deputet.

Ky ishte boshti i aleancës së parë, që sipas dosjes së SPAK u “pasurua” edhe me grupe të tjera, që kërkonin akses në biznesin e kumarit dhe kontroll lokal në qytetet e tyre. Ishin Avdylajt e Shijakut, të njohur për publikun pas përgjimeve të dosjes 339, kur ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u kërkonte ndihmë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017. Ishte Emiljano Shullazi nga burgu 313, në kohën kur i bëhej gjyqi për gjobëvënie dhe vepra të tjera kriminale. Me të njëjtin grup u afrua edhe Viktor Ymeri, vlonjat, ish-i dënuar që përfitoi nga “reforma në drejtësi” dhe përmbysi dënimin me burg të përjetshëm, për t’u kthyer sërish në bur,g ku pret dënimin për vrasjen e Vajdin Lames.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.

Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bami. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bami. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në grupin e dytë, SPAK thotë se bën pjesë Durim Bami, i forti i Niklës që dikur iu prezantua Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si vrasës me pagesë që kishte marrë porosi të vriste Tom Doshin, por që më pas ishte penduar. Bami, i njohur për ndikimin në Krujë kishte kompaninë e tij të basteve dhe refuzonte t’i nënshtrohej monopolit të Ervis Martinajt. Përveç tij në grupin e dytë ishte edhe Leonard Duka, i fiksuar për të vrarë Ervis Martinajn, që kur ky i kishte marrë peng të atin. I rekrutuar për të goditur Ervis Martinajn ishte edhe Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja” i Vlorës, që mendohet se ishte ekzekutor i Santiago Malkos në Tiranë dhe atentor i Inez Hajrullës në Vlorë.

“Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.”

Në njoftimin e SPAK u shpërndanë disa foto me çanta me para, bizhuteri dhe makina me vlerë deri në 3 milion euro. Por krahasuar me qindra miliona euro që janë qarkulluar këto vite me bastet ilegale, sekuestrimet e policisë janë një pikë në oqean.

Kur vendosi të mbyllë lojërat e fatit, në fund të vitit 2018 kryeministri Edi Rama u shpreh se “Me ndalimin e basteve ne kalkulojmë një mesatare 700 milionë euro që shkojnë nga llumi dhe lumi i basteve në konsumin racional të familjeve”.

Shifra 700 milion euro që përmendi Rama ishte shumë e ekzagjeruar, të paktën nëse krahasohej me deklarimet zyrtare të kohës. Në vitin 2017, qarkullimi vjetor i bixhozit (kazinove, basteve, loto, bingo, lotari) llogaritej të ishte rreth 132 milionë euro.

Nga 1 Janari i vitit 2018, qeveria Rama e ndaloi me ligj kumarin, përveç një kazinoje në Tiranë. Në realitet, bastet sportive nuk u ndalën asnjëherë. Tregu thjesht kaloi në ilegalitet të plotë, duke u shndërruar në një xhungël ku mbijetoi më i forti. Në gusht të vitit 2022, familjarët e Ervis Martinajt dënoncuan zhdukjen e tij që ende sot mbetet mister./Lapsi.al


11 Comments

    1. Kështu është kur flet nga prapanica jo nga mendja, si të gjithë humanët. Këta karakterët këtu janë nga s’janë, por të sigurtë e ke nuk janë ideologë etikë me parime të hekurta politike. Kanë punuar me kë kanë mundur.

  1. Me nje llogjike te thjeshte,

    grupi 1 = Edi Rama (padrino ne hije) + Ervis Martinaj + Arben Ndoka + Vangjush Dako dhe Avdylajt e Shijakut + Emiljano Shullazi + Viktor Ymeri + Gezim Sinomataj

    grupi 2 = Tom Doshi ? (padrino) + Durim Bami + Leonard Duka + Fatmir Hyseni (Doqja) + Edison Harizaj (Faqedjeguri)? + Inez Hajrulla + etj?

    Duket sikur ka mosperputhje, Emiliano Shullazit i del nga kontrolli faqedjeguri qe e vrasin, dhe banda e faqedjegurit e drejtuar nga Ines Hajrulla vret Ervis Martinaj i cili kishte shkuar per ta takuar sakatin duke menduar qe jane banda e kontrolluar nga Emiljano Shullazit qe mesa duket e ka humbur kontrollin e Vlores!

    Jam ne medyshje midis Tom Doshi dhe Sajmir Tahiri per padrinon e grupit 2!

    1. Me këtë llogjikën tënde të paformuar, një ditë do të konkludosh që Shkëlzen Berisha është agjent i Ramës.

  2. Rama erdhi ne pushtet me ndihmen e krimit ordiner dhe politik. Erdhi me deputete si Noka, Frroku, Qifen etj deputete te bandave kriminale por erdhi dhe me dihmen e krimineleve politik si Meta i floririt dhe bllokut 700 mije euro. Vis Martini i Berishes e tjere e tjere personazhe te botes se krimit te lidhur me te sot e kesaj dite. Politikanet tane me cilesimin non grata tallen ata mund ti tmerroje vetem nje Spak i vertete dhe me mbeshtetjen e opinjonit te shqiptar.eve te pa perlyer ne llumin e korrupsionit

  3. G. V. Plehanov ka shkruar ” Ne qofte se stomaku eshte i paisur me nje sasi te caktuar ushqimi, ai fillon nga puna ne baze te ligjeve te pergjithshme te tretjes se ushqimit. Por a mundet me ndihmen e ketyre ligjeve t’ i pergjigjemi pyetjes pse ne stomakun tuaj cdo dite shkon nje ushqim i shijshem dhe i ushqyeshem, kurse ne stomakun tim nje ushqim i tille eshte mysafir shume i ralle? A shpjegojne keto ligje pse disa hane shume, dhe disa te tjere vdesin urie?”
    ” Njeriu kur del pertej kufive te kerkimit te thjeshte te ushqimit, sigurisht, nxitet nga instiktet, te njellojta me ato qe veme re te kafshet e larta, vecanerisht nga instikti i imitimit dhe nga tendenza instiktive drejte cdo lloj eksperimenti.”
    Enver Hoxha thoshte se edhe bare do ham dhe parimet nuk i shkelim, vertete Enveri dhe Ramiz Alia e eksperimentuan popullin shqipare me urine. Por ata nuk hanin bare.
    Ne vitet 90 doli fjala per Shqiptaret se “u zgjuan kafshet nga gjumi” edhe ky ofendim shume i rende qe tregon shume urrejte, i eshte faturuar Pranvera Hoxhes.
    Ndersa Edi Rama ka thene se nuk keni pare gje akoma.
    Vargje nga vjersha e P. Beranzhe ” Te marret”
    Zoterinj, ne qofte se drejt se vertetes se shejte/ Bota rrugen nuk do te dije ta gjeje,/ Lavdi te marrit, i cili do t’ja fale/ Endrren e arte njerezimit.

    Fatkeqesisht per shqiptare qe jane tradhtua nga klika Enveriste e pameshirshme , jane shfytezuar, vjedhur vrare, izoluar, interrnuar dhe ne fund jane tallur se ne jemi kafshe, se ashtu ishte koha , dhe kjo rilindja e Edi Rames, se nuk kemi pare gje akoma.
    Atje ne Paris e Bazel i pate nise njerezit Tuaj.
    Kryeministri te Shqiperis: A helmosen ushqimet, uje dhe ajri ne token shqiptare?

  4. Perseri, Kryeministrit te Shqiperise: Shtepia jeme ne Kukel, Shkoder, A eshte e pergjuar dhe me telekamera te fshehta?
    Ju jeni ne dijeni mbi persekutimin tim e familjes teme, dhe eksperimentimin me intelixhencen artificiale?
    Dhe sipas ligjeve te Republikes se Shqiperis jam i kontrolluar dhe i perdjekur ? Dhe me dijeni Tuaj zoti Kryeminister dhe te Parlamentit Shqiptare jam i perndjekur per tu vrare ne forma te ndryshe ?
    E fundit, te afermit e mije kudo qe jetojne ne Shqiperi apo jashte shtetit jane te pergjura dhe nen presionin e policis shqiptare apo te huaj ?
    Nga qarkulloj une neper Shqiperi , ne supermarkete, dyqane etj, personelit i njoftohet prezenca jeme ?
    Jemi ne demokraci, jame ne vendin ku kam lindur, Ju jeni Kryeministri i Shqiperise e perfaqesoni qeverin dhe me Kushtetut jeni pergjegjes per cdo qytetar Shqiptare merenda dhe jashte vendit.

  5. Kujdes kur flisni per malok Ndoken – Rama e ka pas si Ligjvenes ne salle te Parlamentit tok me tjere maloke me precedent penale si Frroket, Prenget, Doshet, Rrajat etj te cileve u vuri dhe emertesen – Rilindas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *