• |
ide | kryesore

Një provokim pashije në tarracën e një bashkie

Arkiva, Blog
provokim


Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirëorganizuar nga lobe të caktuara, që kanë një agjendë të tyren, pjesë e së cilës, siç duket është bërë edhe një institucion shtetëror. Mundohem të mos jem komplotist për natyrë, por kësaj here e besoj se qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë protagonistët e një shfaqjeje ceremoniale të tillë, për interesa të ndryshme kanë vënë në skenë qëllimisht një teatër të shëmtuar, duke përdorur edhe veshjet e aktorëve madje (fustane nusërie, rroba klerikësh) e deri te fëmija që mbajnë në krahë.

Janë thënë shumë gjëra dhe nuk dua t’i përsëris, sepse nga ana ime është krejt e qartë se çfarë natyre duhet të ketë një martesë dhe se ajo duhet të jetë vetëm heteroseksuale që të quhet e tillë, pra vetëm ndërmjet një burri e një gruaje dhe kjo për gjithë jetën, derisa vdekja të mos i ndajë. Ajo që të bën shumë përshtypje, është se si një institucion publik lejon, madje bëhet pjesë bashkëpunuese e një provokimi të mirëstrukturuar. Se si kjo ndodh pikërisht në kohën kur Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është aty dhe në një kohë kur debati për familjen dhe shenjtërinë e saj po merr përmasa kombëtare, përveç debateve të tjera të këtyre ditëve.

Kjo më bën të mendoj se Bashkia e Tiranës ka një agjendë të caktuar ose se së paku segmente të veçanta të saj e mbështesin këtë agjendë. Ky institucion nuk merr parasysh ndjesitë dhe ligjet e këtij vendi, por abuzon me to, duke i shkelur me të dyja këmbët në mënyrë arbitrare, madje edhe cinike, duke i zbukuruar me lule. Këtu çështja nuk është thjesht politike, por tregon qartë se Bashkia e kryeqytetit është pjesë e një lobimi, i cili po kërkon me ngulm të modifikojë konceptin e martesës dhe të familjes, duke u dhënë atyre ngjyrime të caktuara.

Në fotot e shpërndara në median televizive dhe atë online, shihet se në krahët e njërës prej zonjave gjendet edhe një fëmijë. Unë mendoj se ky është një abuzim me fëmijën, ashtu sikurse është abuzim kur prindërit që divorcohen i përdorin fëmijët kundër njëri-tjetrit apo kur fëmijët bëhen instrumente për të kënaqur egoizmin e prindërve nëpërmjet surrogacisë ose inseminimit artificial, a rendjes drejt bankave anonime të embrioneve. Fëmija i mbartur në krahë, ndërsa gratë puthen së bashku, është kryekëput një skenar në të cilin ai fëmijë shërben si një mjet dhe asgjë më shumë. Dhe ky është abuzim.

Unë nuk jam për linçim. Ne jemi të gjithë bijtë e Hyjit, ama mendimin dhe objeksionin e ndërgjegjes nuk e ndal askush. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka pjesë të administratës së vet ndonjë katolik. Nëse ka, i bëj thirrje që të protestojnë kundër një teatri të tillë, sepse ndërgjegjja e tyre vlen më shumë sesa kritikat e shefit/ave të tyre apo larg qoftë, largimi i tyre nga puna. Nëse aty gjendet dikush që e mendon ndryshe nga ata që e kanë inskenuar një gjë të tillë, të distancohen edhe publikisht.

Mosbindja civile është një vlerë, kështu që do t’i bënit nder vetes dhe institucionit duke mos u bindur e duke protestuar, jo vetëm për këtë gjë, por për çdo abuzim për të cilin jeni dëshmitarë. Nuk e di nëse ndonjëri prej katolikëve që punon në Bashkinë e Tiranës do t’i lexojë këto rreshta, por nëse i lexojnë dhe pajtohen me mua, të dalin e ta tregojnë publikisht dakordësinë e tyre me to e mosdakordësinë e tyre me atë teatër pashije. /Marrë nga profili në Facebook i dom Gjergj Meta

/lapsi.al


6 Comments

  1. Dom Gjergji, shoqerise shqiptare u duhej dhene nje shfaqje e shemtuar e dhane, institucionet e kesaj qeveria e mbeshtetet dhe e propoganduan duke na dhene mesazhin qe ata donin te na jipnin. Te shume diturit analist neper studjo tv nuk ju dridh qepalla. Qeveritare, deputet, politikan vazhduan avazin e tyre te lloqeve kot ne pafundesi. Kot ju kerkon katolikeve te bashkise te protestojne do denohet. Kjo eshte shoqeria shqiptare nje mutsihane e madhe qe valvit flamurin kombetar sipas interesit te politikes e moralin e ka ne nivelin zero. Zoti na shpetofte!

    1. Ne momentin kur Erjon Veliaj-t po i tundet toka nen kembe bashke me te gjithe sektin rilindas, ky sekt tanime shpetimin e sheh te adhurimi satanik dhe ceremonia te bashkia eshte njera nga episodet me te fundit dhe organizimin te liqeni nje episod tjeter. Duke adhurar satanin keta kerkojne qe ai tu mbi turin shqipetareve dhe per nje kohe me te gjate…..Ruaj zot mos shkojne te flijimi i femijeve sepse adhruimin me te madh keta kane flijimin e femijeve qe mund te humbi nga ndoje rruge e shqiperise dhe te perfundoj ne tryezen e tyre per te mos u gjetur me.

    2. Provokim ishte, i hapur, ne institcuion publik, me agjende te qarte. Mjerim qe vetm pakkush u mor kete skandal. Krye i korruptuari, krye perversi nuk ishte qellimisht aty, qe te duket sikur ska gisht, thjesht kane dhene me qera lokalin per dasem. Shejtan budalla pervecse hajdut i shpifur.

  2. Lali Eri e ben kete gje qellimisht. E para do te hape tema te reja debati per ta larguar ate nga korrupsioni qe e ka mberthyer deri ne fund. Se dyti u ben nje sherbim atyre qe sponsorizojne keto axhenda, me shpresen se ne kembim ata do ta mbrojne nga SPAK-u. Se treti keta e perdorin qenien ne komunitetin LGBTQI edhe si mburoje, do thote po me godasin sepse jam liberal dhe bq.. Esgje nuk ndodh rastesisht Dom Gjergji. Por une do kisha nje pyetje per ju. Si shpjegohet largimi i njerezve nga kisha? Mos ka ardhur koha qe edhe ajo te kerkoje falje per gabimet e bera ne te shkuaren dhe te rikthehet te vlerat e verteta?

  3. Amerikanet nen presion detyruan vendetve NATO te neneshkruanin memorandumin e LGBT ku cdo shtet do i jepte perparesi maksimale axhendes gay dhe do lejoheshin martesat gay dhe propaganda gay neper klasat fillore. Kete memorandum e Firmosen 23 Shtete shumica nga Perendimi por dhe Shqiperia ndersa 9 shtete te Evropes Lindore kundershtuan ta firmosnin. Ne te njejten dite qe u firmos ky memorandum po ne te njejten dite del Shefi i Natos dhevthote ne jemi te gjithe LGBT dhe ponate dite u lejua Shfaqja e marteses gay ne tarracen e Bashkise

  4. Nuk flet asnjeri nga pseudointelektualet te cilet duhet te jene te paret te shprehen, por…jo, jane te paguar per te heshtur. Fillon nga i pari intelertual shqiptar qe ka dhjete vjet qe nuk flet, e te gjithe te tjeret me pas, deri tek i fundit, qe nuk shkruan me pamflete ne shtyp sepse u shit. Me ç’duket e vret pak ndergjegja, dhe mundohet te krijoje keqardhje per lexuesit e tije, qe e njihnin si kundershtar
    te regjimit te hajduteve. Kur nuk fjet edhe per nje devijim te tille te shoqerise, je bashke fajtor pa ekuivok!Fatkeqsi e trishtim! Po u shite nuk flet dot me, edhe sepse qe te flasesh duhet te kthesh parate te cilat jane shume e qe nuk mund ti kthesh. KESHTU QE TUFA E INETLETUHALEVE E MBYLLUR NE VATHEN E HAJDUTEVE TRADHTARE, ESHTE E DENUAR TE HESHTE DERI NE VARR. KANE VDEKUR PARA KOHE, ME KADARENE TE PARIN QE U SHIT E GJITHE GORRET E TJERA ME PAS!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *